TV OPOJA
Aktuale

Biblioteka e Qytetit, furnizohet për herë të parë me libra nga ana e Komunës së Prizrenit

Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare në fejbuk, ka njoftuar se Biblioteka e qytetit në Prizren është furnizuar me gjithsej 2843 libra prej 325 titujve të ndryshëm.
Këto libra janë prej lëmive të ndryshme, duke filluar nga lektyrat shkollore e deri tek librat shkencorë, që do t’i shërbejnë nxënësve, studentëve, por edhe gjithë qytetarëve të komunës së Prizrenit.

Furnizimi i Bibliotekës me libra është mundësuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërkaq përzgjedhja e titujve është bazuar sipas kërkesave të lexuesve të rregullt të Bibliotekës.

Përveç Bibliotekës së Qytetit që gjendet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, këto libra do të jenë në dispozicion edhe të lexuesve në bibliotekat e fshatit Gjonaj, Zym, si dhe lexuesve të 22 fshatrave të komunës nëpërmjet shërbimit të libërbusit.

Kjo është hera e parë që Biblioteka e Qytetit furnizohet me libra nga ana e Komunës së Prizrenit, thuhet në njoftimin e publikuar.

Lajme të përafërta

Tentim-vrasje në Prizren, 19-vjeçari theret tre herë me thikë

TV OPOJA
June 1, 2022

Përleshje për mungesë maskash mes sigurimit dhe qytetarëve në një qendër tregtare në Prizren (VIDEO)

TV OPOJA
November 21, 2021

Në Prizren pritet të hapen 1500 vende të reja të punës

TV OPOJA
November 28, 2018
Exit mobile version