TV OPOJA
Aktualitet

Tre të arrestuar në Komunën e Dragashit për mosrespektim të dispozitave shëndetësorë gjatë pandemisë

Dragash – Në orët e vona të së martën, në Dragash janë arrestuar tre persona të dyshuar për mosrespektim të dispozitave shëndetësore në kohë të pandemisë.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zyrtari për informim i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj ka thënë se të arrestuarit për moszbatim të vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për mbrojtje nga Covid-19, janë nga fshatrat Breznë, Bresanë dhe Krushevë të Komunës së Dragashit.

I njëjti bëri të ditur se, me urdhër të prokurorit, të arrestuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /BetimipërDrejtësi

Lajme të përafërta

Sot u mbajtë akademi përkujtimore, kushtuar ditës së dëshmorëve pesë majit (Video, Foto)

TV OPOJA
May 5, 2022

Vetim Ramadani është zgjedhur Drejtor i Administratës në Dragash

TV OPOJA
December 30, 2021

Mostrat e pacientit që dyshohet për lijën e majmunëve dërgohen për testim në Holandë

TV OPOJA
June 7, 2022
Exit mobile version