TV OPOJA
Aktualitet

Me ardhjen në pushtet të “Qeverisë Hoti” zbutet papunësia në Dragash!

Komuna e Dragashit me ardhjen në pushtet të koalicionit qeverisës LDK, AAK dhe Nisma Socialdemokrate me projekte të ndryshme ka zbutur papunësinë në këtë komunë.
Në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale janë punësuar rreth 23 persona nga komuna e Dragashit.

Sipas përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje dega në Dragash ky punësim në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale është berë me lista partiake.
Ata thonë se antarë të punësuar në ketë projekt të MPS janë nga subjektet politike si Nisma Socialdemokrate, LDK-së,PDK-së dhe të AAK-së në Dragash.

Redaksia e televizionit Opoja ka siguruar listen e të punësuarve nga burime të sigurta pranë MSI ku në të ben pjesë edhe gruaja e Kryetarit të Nismes Socialdemokrate në Dragash si e punësuar në këtë projekt.
Në ketë projekt janë të punësuar edhe dy djemtë e agjes së zyrtarit të lartë të Nismes Socialdemokrate në Prishtinë.

Përpos listes me kandidat të kesaj parti ka edhe të tjerë antarë nga subjektet të tjera politike.
Gjithsej numeri i të punësuarve në ketë projekt të MSI është 23 dhe të gjithë keta kandidat kanë afërsi me subjektet e lartpërmendur.

Për ketë projekt nuk janë anashkaluar as edhe komuniteti Goran të cilët në numër të punësuar janë gjithsej 7 persona.

Për shkak të privatësisë së ketyne personave të cilet janë punësuar në MSI ne si redaksi televizive kemi vendosur që mos të bejm publike listën e tyre.

Lajme të përafërta

Ambasada Amerikane e interesuar për investime në shkollën e Restelicës

TV OPOJA
May 15, 2019

Kompania e familjes Opojare në Zvicër ” Riza transporte”, transporton ndihma për Spitalet e Fëmijëve në Ukrainë

TV OPOJA
March 9, 2022

Rritet çmimi i termineve të Futbollit në Dragash

TV OPOJA
June 27, 2022
Exit mobile version