TV OPOJA
Aktualitet

Ambasada Amerikane e interesuar për investime në shkollën e Restelicës

Sot, SHFMU “Restelica” në Restelicë u vizitua nga Cory Schmidt – Zëvendës Udhëheqës i Ekipit për Mbështetje Civile Ushtarake nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe Drejtori i Arsimit në Dragash Vloran Cenaj, ku u pritën nga drejtori i shkollës Jusuf Hoxha i cili i shpalosi prioritetet e shkollës.

Me këtë rast nga përfaqësuesit e Ambasadës shprehën interesimin për të investuar në të ardhmen në këtë shkollë, ndërsa Drejtori i Drejtorisë Komunale u shpreh se komuna e Dragashit dhe Drejtoria e Arsimit janë të hapura për bashkëpunim me cilindo partner kombëtar apo ndërkombëtar dhe shprehu falënderime për popullin amerikan dhe qeverinë amerikane duke theksuar mundësinë e një renovimi të tërësishëm të kësaj shkolle në vitet e ardhshme dhe rregullimin e fushës sportive.

Lajme të përafërta

Xhemajl Shefkiu nga fshati Kuklibeg i Dragashit u be me shtepi te re

TV OPOJA
April 10, 2019

Sulmohet një infermier në QKMF të Dragashit!

TV OPOJA
June 18, 2021

Mbahet orë historiko-letrare në SHML “Ruzhdi Berisha” për nder të Pavarësisë (Video, Foto)

TV OPOJA
February 16, 2022
Exit mobile version