KJO NUK ËSHTË FRYMA RUGOVIANE
Para disa ditësh,në një portal lokal lexova një reagim të profesorit të nderuar z.Selim Kryeziu.Si reagim më pëlqeu,por jo edhe përmbajtja e atij pak teksti që kishte shkruar.Por e kuptoj.Mllefi është mllef dhe diku duhet zbrazur.
Si qytetar i Republikës së Kosovës dhe komunës të cilës i përkas,poashtu edhe si një simpatizant i LDK-së që dikur isha,po më duhet edhe unë të reagoj,e që siç thotë populli ” ma bëj hallall” profesor.Po të drejtohem me profesor se edhe ashtu të njoh e për nga pozita të cilën e ke në Kryesinë Qëndrore të LDK-së nuk e di,por e di se në “qënder” je.
E kuptova reagimin tuaj.Ishte një reagim që me doemos do të duhej nga ana juaj.E them me doemos se tashmë jeni në Kryesinë Qëndrore të LDK-së dhe patjetër se kryesisë duhet ” t’i fleni në hatër”.Por seç e kam një dyshim sepse nuk ke reaguar me gjithë zemër.Po të ishte Vjosa me të vërtetë ashtu siç ju mendoni,rezultati i zgjedhjeve për LDK-në do të ishte krejt ndryshe.Dhe ju këtë e dini shumë mirë sepse në zgjedhjet e 2017-ës mbi 60.000 vota ka marrë vetëm Vjosa Osmani.Ne mund mund të elaborojmë si të duam por ky është një realitet që nuk mund të zhbëhet.
Nga viti 2000 deri më 2006 fitorja e LDK-së ishte e padiskutueshme dhe kjo dihet.Nuk po them deri më 2007 sepse pushtetin e atëhershëm e trashëguat nga Dr.Ibrahim Rugova.Sipas mendimit tim,nëse mendoni të thirreni në frymën rugoviane keni shumë gabim.Pse e them këtë?
E them se që nga vdekja e Presidentit Rugova,LDK ka pësuar vetëm rënie,herë pas herë ngritje minimale.E të gjitha meritat për rënien e LDK-së i kanë ajo “katërshja fantastike” , Isa Mustafa,Lutfi Haziri,Agim Veliu dhe Haki Rugova.
Në rregull.Keni deklaruar se LDK në nivel lokal në këto zgjedhje nga e dyta doli e para dhe në nivel qëndror nga e treta doli e dyta.Dhe siç e dimë të gjithë,në zgjedhjet e 2017 kandidat për kryeministër ishte Avdullah Hoti.Në nivel lokal ju mbetët prapë të dytit kurse në nivel qëndror pësuat rënien edhe më drastike duke përfunduar tretit apo të katërtit.Kurse në këto zgjedhjet e fundit,me kandidaten të cilën ju jeni penduar që i keni dhënë përkrahje,në nivel qëndror arritët si të dytë dhe në nivel lokal të parët.Pa më thuaj prof i nderuar,ku ka vend për pendim këtu?!…
Mund të mos pajtoheni me bindjet politike me zonjën Osmani,se përndryshe ajo është shtylla,pra e përseris…është shtylla e LDK-së.
Po më duket shumë intersante kur keni cituar se Vjosa Osmani ndihej e lumtur në përqafimet e Albin Kurtit.A thua profesor,ku ishte reagimi juaj mu atë ditë kur po formohej qeveria?…Apo lakmia ndaj pushtetit kishte ngulfatur “reagimet”.
Po që se është nevoja i hyjmë edhe me analiza më të thella sa i përketë LDK-së.Dhe mendoj se kam të drejtë pak a shumë të reagoj edhe unë sepse dikur kam qënë edhe vetë simpatisant i saj.
Gjithçka mund të ketë në LDK,por frymë rugoviane nuk ka.Gjithçka mund të ketë LDK në Dragash por frymë të profesor Ruzhdi Berishës nuk ka.Gaboheni nëse mendoni në këto teza.
A mendoni se i ndjeri Ruzhdi Berisha do të ishte pajtuar me LDK-në e sotme në Dragash?…A mendoni se me presidentin Rugova LDK do të pësonte këto rënie drastike?…
Jo profesor i nderuar jo.Gaboheni.Thënë të drejtën jam befasuar kur kam parë këtë reagim ndaj një kandidateje e cila për pak kohë të fushatës shumë votues i kthej kah vetja,bile bile edhe shumë të tjerë i rikthej.Pranojeni.Është shtyllë në LDK.Por siç e ceka edhe më lartë,ju kuptoj se qëndrës duhet pak me i “fjet në hatër”.Nuk e mohoj.Një reagim i tillë nga ana juaj ndoshta do të duhej në këtë situatë.
Disi e çuditshme po më duket se përse nuk reaguat ndaj Haxhi Avdylit dhe Ardian Shalës?!…Edhe ata nuk e përkrahën mocionin.
Ndaj Vjosës është paksa më lehtë të reagohet sepse së pari është femër,së dyti mospajtimi i saj me mafiozët e kryesisë në qënder ia ka zbehur paksa autoritetin dhe së treti më kryesorja nuk arritët ta thyeni një grua të hekurt siç është ajo.
Vjosa Osmani nuk e ka votuar Hashim Thaqin për president ndaj të cilit sot të gjithë ju hudheni akuza e kundër akuza,e që nga nëntoka ajo “katërshja fantastike” hanë e pijnë me të.Këtë e dini ju shumë mirë,por e di që nuk e pranoni.
Kjo Vjosë me të cilën ju jeni penduar,e ka nxjerrë LDK-në nga humnera dhe atë me mbi 170.000 vota.E di se do të thuani me përkrahjen e partisë.Pajtohem edhe unë.Por ta dini se kudo që të ateroj ajo,në cilindo subjekt,ndoshta jo 170 mijë,por gjysmën e këtyre votuesëve i ka pas vetës.Është e hekurt.Pranojeni.Është shtyllë e LDK-së.
Kjo është Vjosa e cila mocionin për rrëzimin e qeverisë e quajti tradhëti ndaj qytetarëve.
Për fund profesor i nderuar,ruajeni unitetin përbrenda partisë se përndryshe do të përfundoni në humnerë.Dhe njëkohësisht lutuni që Vjosa Osmanit mos t’i hyjë ndonjë mendje për dorëheqje nga strukturat e LDK-së sepse atëherë do ta shihni ku do të jeni.
Një djalë kishte hypur në një lis.Aty pari kalon një femër e bukur.Djali i habitur nga bukuria e saj,rreshqiti nga lisi dhe sa nuk ra në tokë.Ishte një e hollë në të cilën u kap e nuk ra në tokë.Por mbeti kacavjerrë në atë degë deri sa erdhi një kalimtar tjetër dhe e shpetoj.Pasi i ndihmoj të zbriste në tokë,ai kalimtari i tha djalit: – MIRË PASI TË PASKA QËLLUAR EDHE KJO DEGË SA PËR TU MBAJTUR,SE NJË BUKURI E KAQ E RRALLË,NJËHERË TË KALON PARASYVE.
Kështuqë profesor i nderuar,si duket ju erdhi edhe juve një bukuri e rrallë si Vjosa,e kam frikë se nuk do të qëlloj ndonjë degë aty afër tashmë për tu kapur.
PS: Asgjë të keqe personale nuk kam me profesorin e nderuar,pavarësisht bindjeve politike, rrespektin nuk e zbehi dot ndaj z.Selim Kryeziu.
“Autori është Kasim Qafleshi mërgimtar në Vjenë.
Shkrimet e opinioneve janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e redaksisë së “Televizionit Opoja”.”