TV OPOJA
Aktuale

SHFMU “Fetah Sylejmani” sot manifestoi ditën e shkollës (Video, Foto)

Sot u manifestua 76 vjetori si dhe dita e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Fetah Sylejmani” në Dragash, programi filloi me homazhe te varri i dëshmorit emrin e të cilit mban kjo shkollë, në varrezat e dëshmorëve në Dragash.

Nxënës dhe mësimdhënës të kësaj shkolle së bashku me familjarë të deshmorit, zyrtarë nga komuna e Dragashit, mysafirë nga Malësia e Madhe dhe shumë struktura tjera nga institucionet dhe organizatat vendore në mënyrë të organizuar bënë homazhe te varri i dëshmorit Fetah Sylejmani.

Manifestimi vazhdoi në oborrin e shkollës, ku para një numri të madh të pranishmëve, drejtori i shkollës z.Flurim Qengaj shprehu respektin më të madh për dëshmorin e kombit, poashtu uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë ditë e shpalosi historikun e shkollës dhe arritjet e saj, një fjal rasti e morën edhe kryetari i komunës si dhe drejtori i arsimit të cilet uruan për këtë dit e shprehën respektin më të madhë për familjen dhe deshmorin Fetah Sylejmani

Urime dhe dhurata sollën edhe mysafirët nga Malësia e Madhe të cilët ishin të pranishëm në manifestimin e sotëm, si dhe uruan nxënësit për ditën e shkollës.

Manifestimi vazhdoi me program artistik të përgaditur posaqërisht për këtë dit, me poezi, kënge e valle të performuara nga nxënësit e shkollës “Fetah Sylejmani”

©TVOPOJA

 

 

Lajme të përafërta

Qytetarëve në Kosovë do t’u bëhen teste të temperaturës

TV OPOJA
May 25, 2020

Aktivitetet e drejtorit të arsimit në Dragash z. Vloran Cenaj me Caritasin Zviceran (CaCH) në kuadër të projektit SHPRESE të cilat ndërlidhen drejtpërdrejtë me klasat para fillore ( fëmijët e moshës 5 – 6 vjeç)

TV OPOJA
January 20, 2020

Burim Piraj thirrje qytetarëve të mos e lëshojnë Kosovën

TV OPOJA
November 2, 2018
Exit mobile version