TV OPOJA
Aktualitet

EKSKLUZIVE: Kjo është lista me votat e asambleistave të PDK-së në Dragash

Të dielen me 17 tetor, janë mbajtur zgjedhjet Komunale në Republiken e Kosovës.

Njëra nga komunat më interesante është ajo e Dragashit, ku sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, në garën për kryetar të komunës kryeson kandidati i Lidhjes Demokratike të Koosovës, Dr. Behxhet Xheladini me 4.445 vota apo 34.76%, i cili në ballotazh do të përballet me kryetarin aktual të Dragashit, Shaban Shabni i cili është kandidat nga radhët e Partis Demokratike e Kosovës dhe në raundin e parë ka marrë 4.318 vota apo 33.69.

Diferenca mes këtyre kandidatë është vetëm 27 vota, raporton televizioni Opoja.

Rezultat krejt tjetër është në garën për asamble komunale sipas të dhënave nga KQZ, ku PDK-ja prin para LDK-së bindshëm me 889 vota.

Kandidatët e PDK-së kanë arritur të marrin 4.152 vota apo 33,23%, ndërsa e dyta radhitet LDK-ja me 3.263 vota apo 26,12%.

Ne kemi arritur të siguroj një listë me votat e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës e cila në pesëshën e parë ka në krye tre gra të cilët kanë siguruar ulse në kuvendin e Kosovës pa pasur nevoj për kuotën gjinore, sipas ligjeve në Republikën e Kosovës.

Këta janë 10 kandidatët më të votuar të PDK-së në Dragash, sipas listës që ka siguruar televizioni Opoja.

1.Sara Rifaj 440 vota
2.Xhemile Misinaj 348 vota
3.Sevim Avdullahu 322 vota
4.Artan Loshaj 294 vota
5.Suada Bajrami 290 vota
6.Nexhat Selaj 241 vota
7.Driton Ademi 230 vota
8.Masar Nebia 225 vota
9.Vahidin Hajrizi 213 vota
10.Shpetim Hajredini 212 vota

Në bazë të rezultave nga KQZ-ja, Partia Demokratike e Kosovës ka sigurar 9 nga 27 vende në Kuvendin Komunal, ndërsa është afër ta fitoj edhe mandatin e 10-të.

Më posht mund ta gjeni listën me votat e të gjithë kandidatëve të PDK-së në Dragash, e cila është siguruar nga televizioni Opoja.

Lajme të përafërta

Fluks mërgimtarësh në Dragash, por banorët thonë se nuk kanë frikë nga Covid-19

TV OPOJA
March 14, 2020

Vazhdon dezinfektimi i hapësirave publike në Dragash

TV OPOJA
March 18, 2020

Banorët e Plavës së Opojës, edhe nuset i marrin me motoçikleta

TV OPOJA
November 9, 2021
Exit mobile version