I riu nga Dragashi, Lendrit Iljazi, është emëruar në postin e zyrtarit të lartë ekzekutiv të stafit të u.d të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Një gjë e tillë është konfirmuar nga Presidenca dhe vet anëtari i ri i këtij stafi, Lendrit Iljazi, përmes një postimi në facebook duke ia bashkëngjitur një fotografi.
Postimi i plotë
Të nderuar miq,
Nga sot jam pjesë e kabinetit të u.d të Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr.Vjosa Osmani.Është nder dhe privilegj i veçantë për mua, të jam pjesë e këtij ekipi në shërbim të shtetit tim! Besimin e dhënë do të mundohem që me ndershmëri t’a kryej me punë e përkushtim.
Faleminderit!