TV OPOJA
Arsim

Vazhdon përmirësimi i infrastrukturës në shkollën “Shaban Shabani” në Dragash.

Drejtori i shkollës “Shaban Shabani” në Llapushnik të Dragashit, Batjar Bojaxhiu , për Mediumin tonë ka shpalosur projektin në rregullimin e Infrastrukturës në objektet e shkollave që ai drejton.

Drejtori Bojaxhiu thotë se pas renovimit të shkollës në vendbanimin Pllavë sot kjo shkollë është pajisur me inventar të ri. Shumë shpejt kjo shkollë do ta ketë edhe klasën adekuate për parafillorët.

Gjithashtu edhe shkolla në vendbanimin Buçe është në fazën e fundit të renovimit, një investim i munguar për shumë vite.
Shkolla në vendbanimin Brezne përveç termoizolimit do të ketë edhe investimin e radhës në përmirësimin e infrastrukturës së brendshme.

Nder të tjerash drejtori Batjar Bojaxhiu thotë se së shpejti edhe shkolla e re në Llopushnik do të funksionalizohet, tashmë një pjesë e inventarit ka arritur.

Drejtori shprehu falemnderim për kryetarin e komunës Shaban Shabani dhe drejtorin e arsimit Vloran Cenaj që po vazhdojnë ta përkrahin shkollën tonë.

Lajme të përafërta

Porosit online librin “ETNIA KULTURORE NË LIRIKËN E OPOJËS “

TV OPOJA
April 22, 2020

Vendim për ndryshimin e Kalendarit shkollor 2020/2021

TV OPOJA
April 1, 2021

Drejtori i arsimit në Dragash, telegram ngushëllimi për familjen e mësuesit Fehmi Selmani

TV OPOJA
May 10, 2019
Exit mobile version