TV OPOJA
Aktualitet

Kuvendi Komunal në Dragash miratoi Buxhetin për vitin 2021

Në mbledhjen e mbajtur me datë 30.09.2020 Kuvendi Komunal në Dragash nën udhëheqjen e kryesuesit Dr. Betim Merdiu mbajti mbledhjen e 10 me pikën e rendit të ditës: Propozim vendimin për miratimin e Buxhetit për vitin 2021 dhe parashikimet për vitet 2022-2023.

Propozimin për Buxhetin e vitit 2021 e bëri kryetari i Komunës z.Shaban Shabani dhe falënderoi asambleistët për kontributin e vazhdueshëm në hartimin e Buxhetit për vitin 2021. Pas një konsulte të shefave të grupeve të asambleistëve nga të gjitha partitë kryesuesi propozoi votimin e Ligjit për buxhetin. Me 24 vota për, 1 kundër dhe 1 abstenim u miratua Ligji për Buxhetin e Komunës së Dragashit. Komuna e Dragashit për vitin 2021 do ta ketë buxhetin 8,856,615.00 euro

Lajme të përafërta

Në Bresanë përfundoi “PLAY MAKERS”, projekt i UEFA-s me vajzat 5 dhe 6 vjeç (Video)

TV OPOJA
June 21, 2024

SHFMU “Fetah Sylejmani” sot manifestoi ditën e shkollës (Video, Foto)

TV OPOJA
April 27, 2022

Për çështje nacionale mos kërkoni përfitime politike!

TV OPOJA
September 7, 2018
Exit mobile version