TV OPOJA
Aktuale

Për çështje nacionale mos kërkoni përfitime politike!

Tashmë jemi mësuar të shohim skema të ndryshme në Kuvendin e Kosovës. Inatet politike ndërmjet partive janë shprehur në forma nga më të ndryshmet, si: kapje të mikrofonave, trokitje të tavolinave me duar, gjuajtje me vezë, etj, kanë qenë disa nga pamjet qesharake që kanë sjellë deputetë kosovarë.
Pa dyshim, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si një organizat politike radikale në Kosovë, kanë qenë nga deputetët që kanë sjellë më së shumti skema të tilla, me mjaftë dozë qesharake.
Skema të tilla ku partitë përmes sjelljeve të tyre në Kuvend tentojnë të përfitojnë politikisht siç duke po shtohen edhe më shumë. Skena politike kosovare, shumë pak, për të mos thënë fare, nuk është pasuruar me shfaqje të platformave dhe ideve politike që do të ishin në të mirë të qytetarëve. Në munges të ideve dhe programeve, vazhdimisht janë hapur tema që fare nuk kanë qenë të nevojshme, e shpeshherë edhe të dëmshme për vendin, duke stopuar debatin real me të cilin është dashur të merret Kuvendi dhe partitë politike.
Në më mënyrë të njëjtë, edhe sjelljet e fundit në Kuvend, nuk janë hiq më pak se sa tendencë për të përfituar politikisht nga situata e krijuar. Është e natyrshme që opozita të kundërshtoj pushtetin, mirëpo, kur kemi të bëjmë me çështjet me Serbinë, si edhe për çështje të tjera kruciale për shtetin, klasa politike duhet ta ketë të qartë se përgjegjësia bie jo vetëm në pozitën, por, edhe në partitë opozitare.
Për këto çështje, është idiotësi të bëhen tendenca për përfitime politike. Unifikimi i qendrimeve në situatën që kemi tani, në raport me shtetin Serbë, është më shumë se i domosdoshëme. Jemi në fund të rrugëtimit të lodhshëm, për të përfunduar një herë e përgjithmonë problemet me shtetin Serbë. Në këtë proces të stërëzgjatur, përgjegjësia bie në gjithë skenën politike kosovare, dhe jo vetëm në partitë në pushtet.
Traditën e keqe të përfitimeve politike në çdo çështje duhet ta përfundojmë, e posaçërisht kur kemi të bëjmë me shtetin Serbë.
Është momenti i fundit që klasa politike të tregoj pjekuri, të leje anash inatet politike, të unifikoj qendrimet në dialogon me Serbinë, dhe të merret seriozisht me zgjidhjen e problemeve jetike të qytetarëve.

Lajme të përafërta

Theret me thikë një i mitur në Prizren

TV OPOJA
November 24, 2021

Fatmir Limaj emërohet koordinator kombëtar i dy qeverive

TV OPOJA
November 26, 2018

Konfiskohen mbi 90 kg marihuanë dhe arrestohet një i dyshuar

TV OPOJA
February 10, 2022
Exit mobile version