TV OPOJA
Arsim

SHFMU “Fetah Sylejmani” sot manifestoi ditën e shkollës (Video, Foto)

Sot u manifestua dita e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Fetah Sylejmani” në Dragash, programi filloi me homazhe pran varrit të deshmorit emrin e të cilit e mban kjo shkollë, në varrezat e deshmorve në Dragash.

Të gjith nxënësit e mësimdhënësit e kësaj shkolle së bashku me zyrtar nga komuna e Dragashit dhe shumë struktura tjera nga institucionet dhe organizatat lokale në mënyr të organizuar bën homazhe pran varrit të deshmorit Fetah Sylejmani.

Manifestimi vazhdoi në oborrin e shkollës, para një numri të madhë të pranishmëve drejtori i shkollës z. Flurim Qengaj shprehu respektin me te madh  per deshmorin e kombit, poashtu uroi nxënësit e mësimdhënësit për këtë dit e shpalosi historikun e shkolles dhe te arriturat e saj, një fjal rasti e morën edhe kryetari i komunës si dhe drejtori i arsimit të cilet uruan për këtë dit e shprehën respektin më të madhë për familjen dhe deshmorin Fetah Sylejmani, poashtu edhe drejtoresha e shkollës së binjakëzuar “Qazim Shehu” nga Kukësi uroi për ditën e shkollës   .

Manifestimi vazhdoi me program artistik të përgaditur posaqërisht për këtë dit, me poezi, kënge e valle të performuara nga nxënësit e shkollave te binjakezuara “Fetah Sylejmani” dhe “Qazim Shehu”.

©TVOPOJA

 

Lajme të përafërta

Sot, u bë çertifikimi për ciceronët e rinjë për regjionin e Prizrenit.

TV OPOJA
June 7, 2019

Më shumë se 40 vite punë e angazhim, pensionohet z.Selim Shasivari, mësues e veprimtar i dalluar

TV OPOJA
December 5, 2023

Shkollat e Dragashit pjesë e programit “Shkollat e shekullit 21”

TV OPOJA
February 23, 2020
Exit mobile version