TV OPOJA
Aktualitet

Kryetari Shabani vizitoi Krushevën pas infektimit të punonjësit të QKMF-së

Sot, kryetari i Komunës së Dragashit Shaban Shabani së bashku me Drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Behar Brenoli dhe Drejtorin e Bujqësisë dhe Inspeksionit Fejsal Halilovic vizituan Qendrën e Mjekësisë Familjare në Krushevë me rastin e situatës së sapokrijuar dhe rastin e ri të virusit në komunën tonë.

Në ndërkohë, objekti është dezinfektuar plotësisht, dhe që nga nesër, Qendra do të sigurojë shërbime për qytetarët. Me këtë rast, ju bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e institucioneve, të mbajnë maska ​​dhe të ruajnë distancën dhe higjenën. Vetëm duke punuar së bashku mund ta kapërcejmë këtë situatë.
Le të jemi përgjegjës për veten dhe të dashurit tanë!

Lajme të përafërta

Apel nga kryetari Bexhet Xheladini që t’i zbatoni masat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik

TV OPOJA
January 23, 2022

Aksident në Bellobrad të Dragashit, këmbësori lëndohet rëndë nga goditja e veturës

TV OPOJA
November 8, 2020

Dega e PDK-së në Dragash ka akuzuar përseri komunën për punsim familjar

TV OPOJA
December 13, 2022
Exit mobile version