TV OPOJA
Aktualitet

Apel nga kryetari Bexhet Xheladini që t’i zbatoni masat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik

BEXHET XHELADINI

Fotografia e Kryetarit të komunës së Dragashit, Dr Bexhet Xheladini në ceremoninë e pranim dorëzimit të detyrës

APEL
Duke marrë parasysh rritjen enorme të numrit të të infektuarve me Covid 19, si kryetar Komune dhe si mjek, apeloj që t’i zbatoni masat i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik: Mbajtja e maskës, distanca, dezinfektimi duarve dhe vaksinimi. Ata te cilët nuk e kanë marr dozën e tretë duhet ta marrin.Vaksinimi ështe e vetmja formë për mbrojtje nga Covid.19.
Mutacioni më i ri i virusit i ashtuquajtur Omikron, përhapet shumë më shpejtë. Ata të cilët kanë marrë dy doza të vaksinës, edhe nëse infektohen, e kalojnë më lehtë dhe me probleme shumë më të vogëla
Në institucionet shkollore dhe gjat kryerjes se ritualeve fetare mbajtja e maskës do t’i ndihmonte shumë mospërhapjes se virusit.
Lajm i mirë është se ky virus edhe nëse pëson mutacione, çdo herë e më i dobët do të jetë. Prandaj, ju lutem merreni edhe dozën e tretë dhe besoj se do ta kalojmë edhe këtë sfidë.
Paqi shëndet!

Lajme të përafërta

Mësohet se kush do të jetë Kryesues i Asamblesë komunale në Dragash

TV OPOJA
December 28, 2021

Resul Fetahu emërohet nënkryetar i komunës së Dragashit

TV OPOJA
January 20, 2022

Kf Opoja nis mbarë vitin 2022, tre futbollistët kthehen sërish në klub

TV OPOJA
January 6, 2022
Exit mobile version