TV OPOJA
Arsim

Komuna bleu 9 gjeneratorë për të plotësuar nevojat e shkollave në Dragash!

Gjeneratori në foto është një ilustrim i marrë në internet!

I gjithë vendi në kohët e fundit është duke u përballë me mungesë të energjisë elektrike.
Për ketë kuvendi komunal ka marrë vendim që të bëjë blerjen e 9 gjeneratorëve për shkollat ​​në Dragash.

Duke pasur parasysh situatën aktuale me furnizimin me energji elektrike, shumica e objekteve shkollore nuk kanë mundur të zhvillojnë mësimet në mungesë të energjisë elektrike.

Për këtë investim në blerjen e 9 gjeneratorëve, buxhetit të komunës do të i kushtojë rreth 7.589 euro, raporton televizioni Opoja.

Në njoftimin e publikuar nga Zyra e Prokurimit Publik të Komunës së Dragashit thuhej se për këtë tender ishin shtatë ofertues, por Kuvendi i Komunës zgjodhi ofertuesin më të lirë në treg.

KETU është dokumenti që redaksia e Televizionit Opojës ka siguruar për dhënien e kontratës për furnizimin e nëntë gjeneratorëve.

Lajme të përafërta

Pensionohet Dr.Feti Salihu nga fshati Bresanë

TV OPOJA
March 3, 2023

Tri projekte të komunës sonë janë propozuar në kuvend pas kërkesës së kryetarit!

TV OPOJA
December 15, 2022

U investua vitin e kaluar, por rruga sërish kthehet në gjendje të njëjtë!

TV OPOJA
April 8, 2019
Exit mobile version