TV OPOJA
Personazhe

Pensionohet Dr.Feti Salihu nga fshati Bresanë

Pas një periudhe 40 vjeçare si mjek në komunën e Dragashit, Dr.Feti Salihu nga fshati Bresanë sot doli në pension, një kohë të gjatë u shërbeu qytetarëve të komunës, gjatë së cilës fitoi respekt të madh në të gjithë komunitetin.

Foto në ditën e tij të fundit në punë para daljes në pension

Biografia e Dr.Feti Salihu

Dr.Feti Salihu, u lind me 04.03.1958 ne Bresanë të komunes se Dragashit.
Shollen fillore e filloi ne Bresanë dhe e vazhdoi ne fshatin Shajne, shkollen e mesme e kreu poashtu ne Dragash. Fakultetin e Mjekesise së përgjithshme e perfundoi ne vitin 1985 ne Universitetin e Prishtines ku mori titullin Doktor i Mjekesise dhe pastaj perfundoi edhe Specializimin ne vitin 2001 dhe mori titullin Specialist i Mjekesise Familjare.

Dr.Feti Salihu, karieren si mjek e filloi ne Berlin te Gjermanise ku punoi atje per nje vit, pastaj u kthye ne vendelindje dhe filloi punen si vulunter ne Spitalin regjional te Prizrenin dhe pastaj u kthye dhe u vendos deri ne pensionimin e tij ne vendelindje ne Dragash.

Ku fillimisht si mjek i ri punoi ne Qendren Kryesore te Mjekesise Familjare ne Dragash pastaj punoi edhe ne fshatin Blaç, Kosavë dhe Kuk duke u vendosur me ne fund ne fshatin e tij te lindjes ne Bresanë per me shume se 30 vite.

Dr.Feti Salihu ishte edhe mesimdhenes ne Shkollen e Mesme të Mjekesise “Luciano Motroni” paralelja e ndar ne Dragash (Bresane) gjate viteve te 90-ta, poashtu ishte i angazhuar edhe ne Shoqaten Humanitare “Nena Tereze” në Bresane ku punoi per disa vite ne Ambulancen Humanitare “Nenan Tereze” ne Bresane.

Poashtu Dr.Fetiu ishte edhe trajner per 4 vite i gjeneratave te para te shkollimit specialistik te mjekesise familjare ne Prizren dhe Gjakove, ku me kontributin e tij ndihmoi te dalin gjeneratat e para te Specialisteve te Mjekesise Familjare ne Kosove.

Dr.Feti Salihu gjithashtu dha kontribut edhe gjate kohes se luftes ne Kosove, duke u angazhuar aktivisht si mjek i Ushtrise Çlirimtare te Kosoves gjate vitit 1999, ku edhe sot eshte i dekoruar me certifikaten e veteranit te luftes se UÇK-se.

Dr.Feti Salihu dhe Zoje Tolaj Salihu, një jetë kushtuar mjekësisë në Dragash

Dr.Fetiu perpos angazhimit te tije personal, siq duket ai u kujdes qe trashegimin e tije mjekesore ta lere ne duar te sigurta, ku pas tije u kujdes te lere femijet e shkolluar ne lemin e Mjekesise duke filluar nga vajza e tije Dr.Erëza Salihu Ramadani (specialiste e gjinekologjise), djali Mr.Ph.Durak Salihu (magjister i Farmacise) dhe djali tjeter Lab.Kodran Salihu (Laborant i biokimise klinike), poashtu e gjithe kjo mbeshtetje erdhi edhe nga kontributi i pa kursyer i zonjes se tije infermjeres Zoje Tolaj Salihu ku edhe punuan per mbi 40 vite bashke.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Biografia e Heroit të Kosovës Ilmi Bahtjari-Oçalani

TV OPOJA
May 15, 2021

Dr. Selami Sylejmani, një nga 11 të emëruarit e Dragashit si “Ambasador për paqe” nga FPU

TV OPOJA
February 19, 2022

Pensionohet z. Nuridin Veseli, 36 vite si pedagog e mësimdhënës

TV OPOJA
January 9, 2024
Exit mobile version