TV OPOJA
Aktuale

Hatim Baxhaku i reagon deputetit Haxhi Avdyli: Mos u bë më katolik se papa

Ka plasur debati ndërmjet figurave dhe ish figurave të LDK-së në qytetin e Prizrenit. I pari që ka akuzuar ish bashkëpartiakët e tij është deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli i cili është në koalicion me VV duke u thënë ‘ “Sahanlëpirës e mashtrues”.

“Sahanlëpirës e mashtrues i pakurriz je kur tërë karrierën politike (edhe pse me veq dështime) e ngrit kinse duke kundêrshtuar Thaqin e kinse duke luftuar Pronto mafien e në fund duke mbaruar si lobues e përkrahës i PDK-së” ka shruar në Facebook deputeti Avdyli.

Të shumta kanë qenë reagimet kundër tij nga aktivistë të LDK-së në Prizren duke e akuzuar se ka tradhëtuar idealet e partisë dhe tani po ia bën argatin një partie tjetër.

Ndaj këtyre akuzave ka reaguar edhe një nga njerëzit kryesor dhe shumë të respektuar të LDK-së në Prizren, ish kandidati për kryetar para katër vitesh, doktori Hatim Baxhaku.

“Po më pyesin shume njerëz : çka osht qekjo thonja mos u bon ma katolik se Papa? Po ju them: eshtë si puna e këtyre të konvertuarëve nga LDK ne VV që tan ditën e natën nuk pushojne pa ju thurur lavde e elozhe lidereve e krerëve te VV- së dhe atë shumë herë mē shumë se vetë pjesetarët e strukturave te VV-së. E ata po me thonë: Aaaaa…. tash e morra vesh- skoka kjo ndonji virtyt, po e bojkan veq për interes të vetin . E pse s’po ju thojne pra ma mirë pakurrizorë e sahanlepiisë, i kemi fjalët tona orgjinale?” ka shkruar Baxhaku.

Deri te reagimet e Avdylit kanë ardhur pasi një numër aktivistash e përkraësisht të LDK-së në Prizren kanë filluar të dalin publikisht në përkrahje të Shaqir Totaj për kryetar të Prizrenit.

Lajme të përafërta

E gjithë klasa negativë pas rastit me COVID-19 në shkollën Ismail Qemali në Prishtinë

TV OPOJA
October 6, 2020

Në Gleisdorf të Austrisë u mbajt kuizi i Diturisë i Nxënësve të mësimit plotësues të gjuhës amtare Shqipe

TV OPOJA
June 9, 2019

Biblioteka e Qytetit, furnizohet për herë të parë me libra nga ana e Komunës së Prizrenit

TV OPOJA
June 26, 2019
Exit mobile version