TV OPOJA
Diaspora

Në Gleisdorf të Austrisë u mbajt kuizi i Diturisë i Nxënësve të mësimit plotësues të gjuhës amtare Shqipe

Prononcim i Konsullit të Republikës së Kosovës në Austri, z. Mag. Isa KOSUMI, dhënë për TV Opoja, lidhur me Mbajtjen e Kuizit të Diturisë – Gleisdorf 2019, në Steiermark të Austrisë.

Në cilësi të Konsullit të Republikës së Kosovës në Austri, dhe në emër të Ambasadës, isha i ftuar sot të marrë pjesë në ktë eveniment dije.

Organizuar nga Shoqata e Mësuesve Shqiptar “Naim Frashëri” në Vjenë – Austri, Mësuesja Miradije Berishaj – Kryetare, nikoqir Mësuesi Mark Demaj, u mbajt sot Kuizi i Diturisë 2019, në qytetin e bukur Gleisdorf të Steiermarkut.

Në fjalen përshëndetëse drejtuar të pranishmëve, potencova rrolin dhe rëndësinë e kuizit të diturisë, apelova për ngritjen e trendit të vijushmërisë së mësimit të gjuhës amtare shqipe e cila është në kolaps, bashkëpunimin më intensiv emergjent në trekëndëshin, nxënës, mësues, prindër si dhe në fund fituesve dhe gjithë nxënësve garues, ju urova suksese.

Në ktë kuiz tani më tradicional 19 – të vite me radhë, morrën pjesë mësuesit Ismet Sinani, Feride Ajredinaj, Rafete Kosumi, Merita Ramadani dhe nxënës të mësimit plotësues shqip nga mbarë Austria. Qëllimi i këtij kuizi i cili organizohet çdo fundvit shkollor, është njohja dhe ofrimi sa më afër vendlindjës, afirmimi i mësimit shqip në Austri, si dhe njohja e tyre në mes veti.

Garat u mbajtën në dy cikle, ciklin e ulët dhe të lartë fillor. Programi ishte i pasur edhe me recitime, këngë dhe valle me motive nga trevat shqiptare në përgjithësi, ndërsa në veçanti nxënësit e dy cikleve ishin shumë mirë të përgaditur.
Nga gjithë të suksesshmit më të suksesshëm nga cikli i lartë ishin, nxënësit nga Rottenmann me Mësuesen Roza Prenaj, nxënësit nga Graci me Mësuesen Bukurije Limani dhe nxënësit nga Weiz me Mësuesin Mark Demaj. 
Gjithashtu u dalluan edhe nxënësitë e ciklit të ulët nga Vjena të mësuesit Osman Ademi, nxënësit nga Vjena të Mësuesës Miradije Berishaj, nxënësit nga Badeni të Mësuesit Ibrahim Hasani, nxënësit nga Radstadt të Mësueses Qefsere Bislimi dhe nxënësit nga Treisen të Mësueses Antigone Elshani.

Në ktë eveniment të pranishëm ishin edhe Kryetari i Gleisdorf – it, z. Christof Stark, Kryetari i KKSH dhe organizator të Steiermarkut, z. Valton Halimi, z. Fatmir Osmani, z. Safet Gashi, z. Met Lajçi si dhe prindër, nxënës, mësues, kryetar shoqatash, aktivist dhe veprimtar tjerë.

Të të gjithë nxënësit garues dhe disa mësues, u shpërblyen me dhurata modeste dhe mirënjohje për punë.
Në fund mysafirët shijuan dreken përgaditur enkas me ushqime tradicionale shqiptare të gatuara nga nënat nikoqire të zellshme dhe fisnike.

Suksese deri në Kuizin e radhës 2020, i cili do mbahët në Vjenë.

Ju priftë e mbara!

Lajme të përafërta

Refugjati kosovar ‘zbërthen’ sekretin e orës zvicerane

TV OPOJA
November 16, 2018

OPOJANJA ELONA KAMBERI PËRFAQËSON AUSTRINË NË BRUKSEL

TV OPOJA
February 29, 2020

“Shqiptarë”, dy Ministrat e Jashtëm i përgjigjen fuqishëm Vulinit

TV OPOJA
October 2, 2020
Exit mobile version