TV OPOJA
Arsim

Drejtoria e Arsimit në Dragash të përkushtuar për parandalimin e dhunës në institucione arsimore

Drejtoria e Arsimit në Dragash në bashkëpunim të ngushtë me Organizata Nderkombetare për Migrim, IOM dhe MASHT janë të përkushtuar për zbatimin e Planit të Veprimit dhe Strategjisë për Parandalimin e Ekstremzimit të Dhunshëm 2015-2020, specifikisht parandalimin e kësaj dukurie negative nëpërmjet edukimit.

Përkushtimi ynë mbështetë edhe zbatimin e politikave arsimore të bazuara në të drejtat e fëmijëve si dhe në politikat për parandalim dhe reagim ndaj dhunës në institucione arsimore.

Në këtë kontekst, është organizuar seanca informative me temën PARANDALIMI I EKSTREMIZIMIT TË DHUNSHËM NËPËRMJET EDUKIMIT, me tri module:

1. Roli i edukimit në parandalim të ekstremizimit,
2. Të drejtat e fëmijëve,
3. Prandalimi i dhunës në shkolla.

Rezultatet e pritura nga seancat janë: Marrja e obligimeve ligjore (vendore dhe ndërkombëtare) për respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjen e fëmijëve nga çdo formë e dhunës, duke përfshirë edhe parandalimin e ekstremizimit të shunshë; Ngritja e kapaciteteve të mekanizmave komunal për të drejtat e fëmijëve dhe rolin e tyre ne parandalim të ekstremizimit.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Hapen dy qenda për edukim në fëmijërinë e hershme në Bresanë, fillon regjistrimi!

TV OPOJA
October 10, 2023

Dita e katërt e Edicionit të 17-të të Javës së Biblotekës në Kosovë u zhvillua në Dragash. (Video, Foto)

TV OPOJA
April 13, 2019

Njoftim për kandidatët e konkursit për mësimdhënës klasor

TV OPOJA
September 27, 2020
Exit mobile version