TV OPOJA
Arsim

Hapen dy qenda për edukim në fëmijërinë e hershme në Bresanë, fillon regjistrimi!

Pas lajmit që bëm publik ne që Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim po mbeshtet hapjen dy Qendrave me Bazë në Komunitet në fshatin Brodosanë, sot edhe zyrtarisht është bër publik njoftimi nga komuna e Dragashit për fillimin e punes në këto qendra dhe regjitrimin e fëmijeve nga mosha 3 deri në 5 vjeç. 

Më posht njoftimi i plotë nga ana e komunës:

Të dashur prindër,
Ju njoftojmë se Komuna e Dragashit, në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë dhe Qendrën për Shërbime Humane dhe Zhvillim, do të bëjë hapjen e dy Qendrave me Bazë në Komunitet në fshatin Brodosanë. Hapja solemne e këtyre Qendrave do të bëhet më datën 16.10.2023, e hënë, duke filluar nga ora 12:00.

Të gjithë prindërit nga fshatrat e Opojës të cilët dëshirojnë që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre të moshës 3-5 vjeç në këto Qendra, mund të paraqiten në ShFMU “28 Nëntori” në fshatin Brodosanë, te drejtori i shkollës Naser Myrtezani ( 044 515 292).

Lajme të përafërta

Mbahet orë letrare kushtuar Dëshmorëve të Opojës

TV OPOJA
December 13, 2019

Përfundoi “Festivali Rinor” u zgjodhën fituesit (Video, Foto)

TV OPOJA
June 14, 2019

Tre operatorë ekonomikë janë përzgjedhur për të vazhduar punimet në objektin e shkollës “ULINA” në Kosavë.

TV OPOJA
April 8, 2020
Exit mobile version