Dr.Selami Sylejmani ka reaguar në një postim të Gazetarës Valbona Musliu e cila kishte kërkuar nga Qytetarët se a është reale për një maskë mbrojtëse të paguajmë 0.80 cent përcjellë televizioni Opoja.
Në reagimin e tij gjinekologu Selami Sylejmani e pranon se ai është çmimi joreal se javë më parë ishte furnizuar për vete dhe stafin e tij mjekësor por sipas tij ka disa arsye se pse Barnatorët kanë këtë çmim të maskave mbrojtëse.
Ai thotë se disa nga Barnatorët e qytetit po kushtëzohen nga furnizuesit e mëdhenj të marrin mallin me shumicë me një çmim të lartë dhe pa fatura mbi mallin e pranuar pra atë në të tregut të zi.
Dr.Selamiu sjell në disa pika sçaruese hallin e disa Barnatoreve të cilat sipas tij po kushtëzohen nga furnizuesit e mëdhenj me dy halle të mëdha:
1. Ju ofrojne maska pa fakture ne te zeze, qe nje pjese e barnatoreve nuk deshirojne me hy ne shitje me te “zeze”, dhe e dyta
2. Furnizyesit e mdhenje, ua rrisin qmimin furnizueseve te vegjel – barnatoreve.
Keshtu barnatoret, nese marin maska ne te “zeze”, edhe ato perlyhen behen te “zeza”
Nese furnizohen nga furnizues qe i kane rrit qmimet, keto nuk munden me i shit me lire se se qe i kane blere sepse nuk kane fuqi te medha materiale me i shit me lire se qe i kane blere.
Pra shumica e barnatoreve sipas Dr Selamiut janë korekte.
Keqperdorimet duhet kerkuar te furnizuesit e mdhenje, e jo ne barnatore.