TV OPOJA
Lajme nga Opoja

Stina e pranverës dhe bukurit e saja në trevën e Opojës

Me të dalë në Opojë, përmes rrugës së asfaltuar Prizren-Dragash, nën Kroin e Hajdutëve, kur të lëshohesh në fushën e fshatit Brezne, pamjet të cilat të kënaqin syrin dhe të frymëzojnë që të jetosh më gjatë janë ato kur i shefë Lopët duke kullosur në gjelbërimin e posa dalur.

Gjatë kohë, njerëzit duke i punuar tokat e tyre në sezonën pranverore por edhe duke ndërtuar objekte të ndryshme kanë gjetur eksponate të llojllojshme, si vegla pune, armë, monedha, si dhe enë të shumta qeramike, që dëshmojnë për jetën dhe kulturën e një populli të gjatë historisë.
Duke mos qenë të vetëdijshëm për vlerën e tyre, ato janë hedhur si mbeturina dhe kështu kanë bërë të pamundur kërkimin shkencor të ati populli që ka jetuar, përkatësisht të banorëve të lashtë të Opojës.

Pozita gjeografike e Opojës, ka bërë të mundur, që në kohërat më të vjetra të ketë veprimtari të ndryshme kulturore dhe ekonomike. Po ashtu, kushtet natyrore japin bazë për një popullim të lashtë. Mund të përmenden tokat aluvale, të përshtatshme për ujitje dhe jashtë rreziqeve nga vërshimet; pasuria e madhe e kullosave dhe e pyjeve; rrjeti i pasur hidrografik; mbrojta gjeomorfologjike nga erërat; klima e përshtatshme dhe e shëndosh etj., janë disa prej kushteve të favorshme për zhvillimin e veprimtarive të ndryshme.

Në të kaluarën, Opoja ishte një vend kryesisht malor, me kushte të përshtatshme për blegtori, pasi bjeshkët dhe shpatet e maleve ishin me kullota të pasura. Pjellshmëria e pamjaftueshme e tokës, ndikoi që bujqësia të ishte më pak e zhvilluar. Pra, për një kohë më të gjatë, banorët e kësaj treve ishin blegtorë të zakonshëm të tipit nomad, ngase lëviznin nga një vend në tjetrin, duke kërkuar kullosa më të mira. Gjatë dimrit, ata zbrisnin në fushëgropa për t’u mbrojtur nga të ftohtit e dimrave të gjatë, që mbretërojnë në këtë anë. Blegtorët për t’u mbrojtur nga egërsirat e shumta, kishin kultivuar me kujdes racën e pastër të qenin ilir të Sharrit.

Lajme të përafërta

Kryeministri në detyrë Albin Kurti sot qëndroi për vizitë në Dragash

TV OPOJA
April 9, 2020

LVV në Dragash reagon për “Tenderin” por nuk distancohet ndaj Agim Bahtirit!

TV OPOJA
April 18, 2020

Policia e Kosovës organizoi takim senzibilizues rreth aplikimit të femrave për police (Video, Foto)

TV OPOJA
September 30, 2021
Exit mobile version