TV OPOJA
Aktualitet

Caktohet seanca e radhës e Kuvendit Komunal të Dragashit, Këto janë pikat e rendit të ditës

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Dragashit, Uran Halimi, ka thirrur seancën e tetë të rregullt për vitin 2022, e cila do të mbahet me 28 qershor, duke filluar në ora 10:00, raporton TV Opoja.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

  1. Miratimi i procesverbaleve (VI dhe VII) nga mbledhjet e kaluara,
  2. Miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2023-205,
  3. Propozim vendim për plotësimin e Komitetit për Politik dhe Financa,
  4. Miratimi i Planit të Punës së KKSB-së për vitin 2022,
  5. Formimi i komisionit për zgjedhjen e Këshillave lokal të fshatrave,
  6. Propozim vendim për themelimin e vend gjuetisë së përbashkët në komunën e Dragashit,
  7. Propozim vendim për lejimin e ndërtimit të Stadiumit në fsh. Blaç,
  8. Eventuale.

Mbledhja mbahet në sallën e Kuvendit Komunal të Komunës së Dragashit./opoja.tv

Lajme të përafërta

Myftiu Tërnava priti në takim kryetarin e BI të Dragashit

TV OPOJA
June 10, 2020

KBI në Dragash uron muajin e madhërishëm të Ramazanit

TV OPOJA
May 6, 2019

Mësohet se kur nis numërimi i votave të diasporës, Dragash e Junik mund të përmbyset rezultati

TV OPOJA
November 15, 2021
Exit mobile version