TV OPOJA
Islame

Myftiu Tërnava priti në takim kryetarin e BI të Dragashit

Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Dragashit, Ayhan ef. Beqirin, i shoqëruar nga kryeimami i Këshillit Xhafer ef. Fejziu dhe sekretari i Këshillit Nail ef. Halimi.

Myftiu Tërnava falënderoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Dragashit për punën e tyre gjatë periudhës së pandemisë, e në veçanti për kontributin dhe angazhimin në aksionin “Sofra e Ramazanit”.

Nga ana e tij, kryetari i Këshillit, Ayhan ef. Beqiri e njohu Myftiun Tërnava me punët dhe angazhimet e Këshillit të Dragashit, për jetën fetare, si dhe për planet e Këshillit, për një të ardhme më të mirë të të gjithë besimtarëve myslimanë në Dragash.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

IKSHPK jep detaje se kur është paraqitur në Klinikë 69 vjeçari nga Dragashi, i dyshur me linë e majmunëve

TV OPOJA
June 4, 2022

Presidenti Hashim Thaçi uron ditën e Goranëve

TV OPOJA
May 6, 2020

Bexhet Xheladini ndihem tejet i tronditur me vdekjen e 46 qytetarëve të Maqedonisë së Veriut

TV OPOJA
November 23, 2021
Exit mobile version