TV OPOJA
Aktualitet

Mësohet se kur nis numërimi i votave të diasporës, Dragash e Junik mund të përmbyset rezultati

Gjatë ditës së martë, 16 nëntor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë me numërimin e fletëvotimeve të cilat janë dërguar nga jashtë Kosovës gjatë periudhës së votimit, 29 tetor – 12 nëntor.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmri Elezi.

“Tashmë shërbimi votues i KQZ-së ka bërë vlerësimin e 1,571 pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura përmes postës. Nga procesi i vlerësimit, del se nga këto pako numri i zarfeve të individualizuara me fletëvotime është 2,658, prej të cilave janë aprovuar 2.379, ndërsa pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore janë refuzuar 279 pako. Këto fletëvotime u takojnë komunave 19 komunave të ndryshme:, ka thënë Elezi.

Sipas tij në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë duke u zhvilluar të gjitha procedurat e parapara që gjithashtu sa më shpejt që është e mundur të fillojnë me numërimin e votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Lajme të përafërta

Familjari i pacientit nga Dragashi që u infektua në Prizren i drejtohet publikisht Institutit: Jemi në ankth, ejani na testoni

TV OPOJA
April 29, 2020

Kryetari Shabani edhe ketë vit nuk do të dekorojë qytezën e Dragashit

TV OPOJA
November 13, 2020

VV në Sharr publikon fotografi të dy rasteve të keqpërdorimit të veturave zyrtare

TV OPOJA
May 26, 2019
Exit mobile version