TV OPOJA
Kosova

Ambasadori i Zvicrës, fton presidenten Osmani në Forumit Ekonomik Zviceran

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Ambasadorin Zviceran, Thomas Kolly, i cili e uroi për detyrën e re.

Në këtë takim, Kolly i ka dorëzuar Osmanit edhe letrën e urimit të dërguar nga Presidenti Zviceran, Guy Parmelin.
Ambasadori Kolly në këtë takim ka folur për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Republikës së Kosovës dhe Zvicrës, duke shprehur gatishmërinë dhe disponimin e institucioneve zvicerane për një kapitull të ri të bashkëpunimit akoma më intensiv e më të gjerë.

Ndërsa presidentja Osmani theksoi se të dy vendet gëzojnë një raport të veçantë shkaku i lidhjes së afërt që kanë qytetarët e Kosovës me Zvicrën.”Jemi të interesuar shumë që ta thellojmë bashkëpunimin dhe t`i shohim mundësitë për avansim të shkëmbimeve tregtare, zhvillimin e diplomacisë ekonomike, dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme që nga sundimi i ligjit e deri te mbrojtja e mjedisit”, tha Osmani.

Në këtë takim po ashtu ambasadori zviceran, në emër të Forumit Ekonomik Zviceran, i përcolli ftesën Presidentes Osmani për takimin e radhës që do të mbahet në shtator, ku do të jenë pjesëmarrës përfaqësues të disa prej kompanive më të mëdha zvicerane e botërore.Osmani dhe Kolly diskutuan edhe për situatën me pandeminë dhe për mundësitë për realizimin e një bashkëpunimi bilateral për sigurimin e vaksinave në një të ardhme të afërt.

Më poshtë gjeni letrën e Presidentit të Zvicrës, Guy Parmellin, dërguar Vjosa Osmanit.

Lajme të përafërta

Mbi 26 mijë nxënës të klasave të nënta të premten i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë

TV OPOJA
May 26, 2021

Skenari “Shtëpia e Babës” i Korab Lecaj, shpallet fitues nga Qendra e Kinematografisë së Kosovës

TV OPOJA
December 30, 2021

Nënshkruhet marrëveshja për eksport nga Kosova pa taksë në këto shtete

TV OPOJA
November 23, 2018
Exit mobile version