TV OPOJA
Aktuale

Nënshkruhet marrëveshja për eksport nga Kosova pa taksë në këto shtete

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit me vendet e EFTA-s.
Sipas ministrit Shala, kjo marrëveshje nënkupton që të gjitha produktet që prodhohen në Kosovë mund të eksportohen në Zvicër, Norvegji, Islandë dhe në vendet tjera të lartpërmendura, pa asnjë taksë.

“Sot kisha kënaqësinë, që të zhvilloj takime me Ministrin për Ekonomi, Edukim dhe kërkim të Federatës së Zvicrës z. Johann N. Schneider-Amman, me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së Norvegjisë z. Torbjørn Røe Isaksen, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Islandës z. Gudlaugur thor Thordarson, dhe Ministren e Ministrisë së Punëve te Jashtme, Drejtësisë dhe Kulturës së Litenshtajnit znj. Aurelia Frick”, ka shkruar ministri në Facebook.
Sipas tij, ky është një moment i jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës, për ekonominë, pasi sipas tij, është një hap para, në rrugën e duhur deri ta arrijmë nënshkrimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë me këto vende.
“Në vazhdën e punës tonë për ta promovuar prodhimin vendor dhe eksportin ne tashmë po hapim rrugë dhe po gjejmë partner dhe tregje të reja për produktet tona”, thuhet në njoftimin e ministrit Shala.

Lajme të përafërta

Qendra informuese për Shëndetin e Gruas në Dragash

TV OPOJA
October 27, 2018

Bolton: Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt

TV OPOJA
December 15, 2018

Health Tips And Benefits Of Healthy Lifestyle You Should Consider

TV OPOJA
January 31, 2017
Exit mobile version