TV OPOJA
Kosova

Skenari “Shtëpia e Babës” i Korab Lecaj, shpallet fitues nga Qendra e Kinematografisë së Kosovës

Qendra Kinematografike e Kosovës ka shpallur fitues skenarin “Shtëpia e Babës” të autorit Korab Lecaj për film në metrazhin e gjatë.

Ketë e ka bërë të ditur edhe vetë autori Korab Lecaj në një postim të publikuar në Facebook raporton televizioni Opoja.

Ai ka falenderu jurinë për vlerësimin e dhënë si dhe ka treguar bashkëpunëtorët e tij në ketë projekt.

Ky është shkrimi i tij në Facebook:

Skenari im për film të metrazhit të gjatë, “Shtëpia e babës”, është shpallur fitues në Qendra Kinematografike e Kosoves, në kategorinë e debutantëve.

Në këtë projekt filmik jemi bashkë me Enis Limani me shtëpinë filmike “Stars Production”, producentin e filmit Valon Bujupi si dhe drejtorin e fotografisë Latif Hasolli.

Faleminderit jurisë për vlerësimin!

Na priftë e mbara!

Lajme të përafërta

Aktakuzë ndaj deputetit Endrit Shala për sulmin ndaj gazetarit Ensar Ramadani

TV OPOJA
June 15, 2020

Labinot Tahiri akuza të rënda, thotë se shumica e artistëve s’paguajnë tatim

TV OPOJA
April 24, 2021

Veseli: Uniforma e Ushtrisë së Kosovës do të jetë uniformë nderi e krenarie për shqiptarët

TV OPOJA
December 14, 2018
Exit mobile version