TV OPOJA
Kosova

Abelard Tahiri “S’po kemi kujt t’i bëjmë opozitë”

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Thotë se qeveria ende s’ka program, agjendë dhe plan.

Thotë se ka dështuar në sigurimin e vaksinave.“Sot nuk diskutohet për program…Qeveria çdo ditë po prodhon shumë të panjohura. Është e pabesueshme me çfarë temash po merret Qeveria e Kosovës”, tha Tahiri në emisionin DPT te Fidani.

“Shpresoj që ditëve në vijim do të na sjellin diçka në Kuvend që të diskutojmë.Ne s’po kemi kujt me i bo opozitë”, shtoi ai.

“Nuk pres mrekulli në aspektin e ekonomisë brenda 100 ditësh por pres një plan të qartë se si e sheh kjo qeveri zhvillimin ekonomik brenda katër vjetësh”, thotë Tahiri duke kritikuar mungesën e planit qeverisës.

“Kjo qeveri nuk sjell në Kuvend asnjë iniciativë. Nuk po kemi kujt t’i bëjmë opozitë”, rithekson ai.Tahiri ka kritikuar edhe qasjen e qeverisë kundër Covid-19.

Lajme të përafërta

Për çështje nacionale mos kërkoni përfitime politike!

TV OPOJA
September 7, 2018

Ministri Lluka: Lajmëromni nëse ju ndalet rryma!

TV OPOJA
November 24, 2018

Haradinaj: Në buxhetin e vitit 2019 prioritet janë mbrojtja dhe drejtësia

TV OPOJA
October 26, 2018
Exit mobile version