Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë sot se provimi i noterisë ka qenë i organizuar mirë, duke përjashtuar mundësinë të ketë pasur konflikte interesi.Teksa ka bërë të ditur se pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, së shpejti do të fillojë edhe rekrutimi i noterëve të ri.Kritika ka adresuar për kryetaren e Komisionit për Legjislacion dhe Mandate, Albulena Haxhiu, e cila përmes një letre dërguar Tahirit, ka kërkuar anulimin e këtij procesi dhe kthim në pikën zero. Për këtë, ai ka thënë se vetëm gjykata mund të anulojë procesin e noterisë.
Tahiri, në një konferencë për media tha se janë të gatshëm të japin përgjegjësi për çdo lëshim që ka mundur të ndodhë.Ai tha se në asnjë rrethanë nuk do të nguten me rekrutimin e noterëve të rinj.Ai bëri të ditur se nga faza e parë e rekrutimit të noterëve të rinj, do të rekrutojnë 50-60 noterë, ku sqaroi se prej tyre, fillimisht do të rekrutojnë noterë në bazë të nevojave emergjente, duke mundësuar që secila komunë te ketë së paku nga një noter, si dhe për komunitetin joshumicë.
Sipas tij, opozita ka kritikuar një proces që nuk ka filluar ende, pasi deri më tash janë kryer vetëm fazat e provimit. Ndërkohë që duke folur për këtë, ai ka komentuar edhe letrën e deputetes Haxhiu drejtuar atij.Anëtarja e komisionit Merita Kostanica, për të cilën është thënë se në pesë raste ka konflikt interesi me miq e mikesha të cilët e kanë kaluar provimin.
Ajo ka thënë se ka deklaruar konflikt interesi për dy punonjëse në zyrën e saj, dhe për katër vajza me të cilat takohet herë pas here.Ndërsa anëtari i Komisionit të Programit për Noteri, Elbasan Dervishaj bëri të ditur shifrat e atyre që kanë aplikuar dhe që e kanë kaluar provimin e noterisë.Ai tha se janë 175 kandidatë që kanë kaluar fazat e provimit të noterisë.