TV OPOJA
Aktuale

LDK në Dragash pas vendimit të PZAP: Nuk do ta njohim rezultatin

Shefi i Shtabit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Dragash, Qamil Kolloni, e ka kritikuar Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pas anulimit të gjitha votave me postë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në këtë qytet.

Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka theksuar se këtë rast ata do ta adresojnë në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

“Mendojmë se PZAP nuk i ka marrë parasysh të gjitha fakteve dhe ka bërë shkelje të votave të lira të qytetarëve. Për shkak se ato vota nga diaspora janë të familjarëve tanë, të cilët janë të gatshëm të vijnë edhe të dëshmojnë edhe në gjykatë, pas marrjes së këtij vendimi ne do t’i drejtohemi gjykatës për të ankimuar këtë vendim të PZAP”.

“Gjithsesi, unë mendoj se do të mbledh të gjithë kryesinë dhe do të marrim një vendim të përbashkët nuk do ta njohim rezultatin fare, për faktin se është e dyta herë që Komuna e Dragashit rezultati vendoset në tavolinë dhe nuk vendoset me votën e lirë të qytetarit , prandaj jemi të obliguar ta ruajmë çdo votë të qytetarit”,ka thënë Kolloni.

Lajme të përafërta

Qeveria Hoti heq reciprocitetin me Serbinë

TV OPOJA
June 6, 2020

KEDS filloi projektin rreth 18 km linjë nëntokësore me 35 kv investim midis Zhurit dhe Dragashit

TV OPOJA
April 30, 2019

Pritem oj nanë pritem nga Besimi dhe Kumrija

TV OPOJA
August 16, 2020
Exit mobile version