TV OPOJA
Kosova

Qeveria Hoti niset me autobus për në Shqipëri

Kabineti qeveritar i Republikës së Kosovës sot do të mbaj mbledhjen e përbashkët me atë të Shqipërisë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë në të cilën pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shpërndarë një fotografi rrugës për në Shqipëri.

E siç duket, Hoti edhe këtë herë ka kuryser. Ai ka marrë rrugën bashkë me kolegër me autobusë për në kryeqytetin e bukur të Shqipërisë.

“Bashkë me kabinetin rrugës për Shqipëri. Për pak takohemi me kolegët tanë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. #Bashkë 🇽🇰 🤝 🇦🇱”, ka shkruar ai.

Lajme të përafërta

MPB zgjidh problemin e certifikatave

TV OPOJA
July 5, 2019

Totaj tregon se a do të futet PDK’ja në qeveri: Për shkak të situatës politike, mund të jemi fleksibil

TV OPOJA
October 3, 2020

Çmenden serbët: Kosova blen në SHBA 4 miliardë dollarë armë, edhe sistemin antiraketor Patriot

TV OPOJA
December 8, 2018
Exit mobile version