TV OPOJA
Opinione

Zgjedhjet e brendshme të partive tregues i nevojës për ndryshim!

Shkruan Fatmir Halili

Nevoja për ndryshim tashmë është e domosdoshme. Në fakt, nga ajo çfarë shohim në zgjedhjet e brendshme partiake, me theks të veçant të dy partive që në vazhdimësi kanë qeverisur me vendin, shihet qartë se ndryshimi është dasht të ndodh shumë më herët. Ata, që kanë vendosur themelet e nepotizmit, krimit dhe korrupsionit në këtë vend, të njëjtit, sot flasin për moral politikë, dhe mundohen të promovojnë dhe shesin vlera.

Ata, që është dasht të luftojnë të keqën në këtët vend për dy dekada, ata sot na flasin për luftimin e së keqës. Ata, që flasin për dhënien e mundësisë kuadrove të reja, edhe pas dy dekadave vazhdojnë tu japin përgjegjësi dhe pushtet njerëzve të njëjtë. Liderët, që flasin për reformimin e partive politike, të njëjtit nuk i ndryshojnë as partitë e veta. Ata, që qeverisën për dy dekada, nuk ka arsye tu jepet mundësi tjetër, prandaj është e qartë, pse po rritën të vegjëlit e po tkurren të mëdhenjtë!

Humbja e besimit në politikë, nuk mund të kthehet nga ata që sollën politikën dhe shtetin në këtët gjendje, e të cilët i njeh e gjithë shoqëria se kush janë.
Në një parti ku mbahen zgjedhje të brendshme për sy e faqe, në një parti ku dihet paraprakisht kush do të jetë kryetari dhe udhëheqësia e saj, në një parti ku është e mbytur konkurenca, në atë parti nuk mund të flitet për demokraci dhe vlera. Partitë që mbajtën zgjedhjet e brendshme partiake këtë vit, nuk reflektuan asnjë element dhe vlerë demokratike, e mos të flasim për meritokraci, e në veçanti për respektim të vlerave intelektuale. Prandaj, cila është arsya t’u besohet qeverisja partive të tilla?! E aq më tepër kur kemi parasysh të kaluarën e tyre me qeverisjen e vendit.

Momenti për të ndryshuar rrjedhat e zhvillimeve politike në vend, shihet qartë se është bërë i domosdoshëm. Ky ndryshim mund të ndodh, nëse nuk përkrahim ata që për dy dekada qeverisen dhe nuk vendosën sundimin e rendit dhe ligjit, nuk luftuan korrupsionin dhe krimin e organizuar. Shoqëria jonë, domosdo duhet përkrahur vlerat intelektuale, njerëzit e dijtur dhe të rinjët e shkolluar që nuk u është dhënë mundësia më parë. Besoj, që shoqëria ka kuptuar mirë se kush janë politikanët e papërgjegjshëm e të kriminalizuar që sollën vendin në këtë gjendje. Besoj, që shoqëria jonë ka arritur vetëdijen politike për të ndëshkuar me vot, dhe për t’u dhënë mundësinë të qeverisin njerëzit meritorë. Dua të besoj që gradualisht shtetin do ta bëjmë ashtu siç duhet bërë. Dua të besoj që u ka ardhur fundi politikanëve dhe politikave mashtruese. Është momenti t’u japim përparësi ideve dhe projekteve dhe atyre që dijnë të realizojnë idetë dhe projektet për shtet. Demagogjia politike e ushqyer ndër vite dhe politikanët demagog besoj që e kanë gjet fundin e vet.

Ngjarjet e shumta në kuvendet zgjedhore të degëve e nëndegëve, rrahjet dhe gjuajtjet me karrige, sharjet dhe fyerjet e shumta, nuk janë gjë tjetër, përveç tregues i gjendjes së këtyre partive politike dhe deficitit demokratik që ekziston aty. Po ashtu, nuk mund të flitet për demokraci të brendshme partiake as aty ku kryetari zgjedhet në mënyrë unanime me aklamacion dhe pa kundërkandidat. Fatkeqësisht, këto dhe shumë të tjera, janë arsya pse kemi deficite të demokracisë në vet shtetin.

Uroj, të ketë përfunduar koha kur fjalimet emocionale e patriotike kanë qenë mbushamendje për votimin e një politikani apo një partie politike.

Lajme të përafërta

Policia dhe Prokuroria të hetojnë të gjithë ata që pengojnë gazetarët të kryejnë punën e tyre

TV OPOJA
July 21, 2019

Vetëvendosje dhe Albin KURTI, janë dy kompontetët kryesorë të Neoshqiptarizmës sot!

TV OPOJA
April 13, 2021

Të rinj, të reja, bashkëmendimtarë, bashkohuni që t’a bëjmë realitet frymën e ndryshimit që ka ardhur

TV OPOJA
August 28, 2019
Exit mobile version