TV OPOJA
Aktuale

Zëvendësministri Krasniqi në Strugë nënshkruan deklaratë të përbashkët në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural

Në Strugë, nga 14-16 nëntor, me organizim të sekretariatit të SWG, mbështetur nga Qeveria e Maqedonisë, u mbajtë takimi i rregullt vjetor i ministrave të bujqësisë të shteteve të Evropës Juglindore!
Me pjesëmarje të ministrave e bujqësisë së Maqedonisë, Malit të zi, Bosnjë Hercegovinës, Sllovenisë, Bullgarisë, Shqipërisë, sekretarëve të shtetit të Kroacisë, Serbisë, Maqedonisë, përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian, përfaqësues të Hungarisë, Çekisë, Greqisë, përfaqësues të GIZ- Gjermanisë, FAO, ekspert e konsulet të tjerë, ishte edhe Zëvendësministri Krasniqi që bashkë me delegacionin e MBPZHR kanë marrë pjesë në këtë takim vjetor, ku u diskutua për rolin, rëndësinë dhe përpjekjet e vendeve tona për zhvillimin e bujqësisë dhe sfidat integruese të rajonit në BE!

Gjithashtu në këtë takim e nënshkruam edhe dekleratën e përbashkët për vazhdimin dhe fuqizimin e bashkepunimit rajonal në fushën e bujqësisē dhe zhvillimit rural!
MBPZHR është e përkushtuar të vazhdoj punën në harmoni me politikat e përbashkëta bujqësore të BE!

Lajme të përafërta

Drone Powered By AI Can Detect Obstacles

TV OPOJA
January 26, 2017

250 nxënës të komunës sonë iu bashkuan nismës së Komitetit Olimpik të Kosovës (Video, Foto)

TV OPOJA
May 27, 2019

Veterani i UÇK-së bëhet me shtëpi

TV OPOJA
November 24, 2018
Exit mobile version