TV OPOJA
Aktuale

250 nxënës të komunës sonë iu bashkuan nismës së Komitetit Olimpik të Kosovës (Video, Foto)

Përkundër motit të ligë edhe komuna e Dragashit sot iu bashkua nismës së Komitetit Olimpik të Kosovës, dhe 30 Komunave tjera të Republikës së Kosovës në shënimin e Ditës Olimpike.

Duke parë qëllimin e festimit të Ditës Olimpike që është promovimi i pjesëmarrjes së të gjithë qytetarëve të Kosovës në sport, pavarësisht moshën, gjininë dhe aftësitë, Komuna e Dragashit me kënaqësinë më të madhe i është  përgjigjur pozitivisht ftesës së Komitetit Olimpik të Kosovës, për të promovuar sa më shumë sportin tek fëmijët.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka zgjedhur këtë ditë për promovimin e sportit për fëmijët, pasi kjo datë ka rëndësi të veçantë, sepse pikërisht sot, 27 vjet më parë, më 27 maj 1992, në kohën kur sporti i Kosovës ishte i izoluar, u themelua Komiteti Olimpik i Kosovës.

Rreth 15.000 fëmijë të Kosovës duke ju përfshire edhe 250 nxënës të Komunës sonë, vajza e djem të lindur në vitin 2008, vitin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës,  u tubuan për të dëshmuar se të rinjtë dhe të rejat e Kosovës e duan sportin, madje e duan më shumë pasion.

Kjo ditë sportive u organizua si bashkëpunim në mes të Komitetit Olimpik të Kosovës, Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Politika dhe institucionet të dominuara nga burrat

TV OPOJA
November 4, 2018

Lajm i keq për Dasmat Opojare: Rritet çmimi i arit

TV OPOJA
June 21, 2022

Kujdes, nga nesër vendosni gomat e dimrit, përndryshe mund të gjobiteni

TV OPOJA
November 14, 2020
Exit mobile version