TV OPOJA
Aktualitet

VV në Sharr publikon fotografi të dy rasteve të keqpërdorimit të veturave zyrtare

Gjatë ditës së djeshme, Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Dragash, në faqen zyrtare në rrjetin social facebook, ka publikuar fotografi të dy rasteve të keqpërdorimit të veturës zyrtare nga zyrtar komunal, në 2 intervale të ndryshme kohore. Në bazë të reagimeve të tyre, shihet se këto raste janë vërejtur nga qytetarë në ora 18:03, përkatësisht 22:20. Për më shumë, shikoni reagimet:

Në fshatin Blaç të komunës tonë, sot, e shtunë (ditë vikendi), saktësisht në orën 18:03, është parë kjo veturë zyrtare duke kaluar në rrugën kryesore (shih fotot).

Numri i madh i keqpërdorimeve, rëndësia e vlera e të cilave është edhe më e madhe, kanë bërë që keqpërdorime si ky i sotmi, të shëndrrohen në imtësira kur krahasohen me të bëmat e katrahurat tjera të shkaktuara nga po këta autorë.
Në një shtet normal, ku ligji nuk do të ishte thjesht tekst në letër, keqpërdorim i detyrës zyrtare duke keqtrajtuar asetet institucionale, në këtë rast veturën zyrtare, për punë private, masat e sanksionet do të ishin të paevitueshme.
Por ja që kjo nuk ndodhë në Kosovë, pasi këtu nuk mumd të themi se “kemi shtet normal dhe se ligji nuk është vetëm tekst në letër”.

Keqpërdorim tjetër i veturës zyrtare nga zyrtar komunal të Komunës së Sharrit

Sot, e shtunë (ditë vikendi), saktësisht në ora 22:20, në rrugën Bellobrad – Zgatar, është parë në lëvizje një veturë zyrtare. 
Është shëndrruar në traditë që, veturat zyrtare të shfrytëzohen për qëllime personale. 
Vetëm sot ishim dëshmitar të 2 rasteve të tilla, po brenda vitit sa të tilla ndodhin?!

I mbetet qytetarëve për vlerësim e ndëshkim të tyre në kohën e nevojshme!

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Sharr,
25 maj, 2019

Lajme të përafërta

Nga janari tatim për pronën bujqësore e pyjore (Njoftim)

TV OPOJA
November 17, 2018

Edhe nga Sharri, nisje në mënyrë të organizuar për tubimin e së premtes të LV

TV OPOJA
June 10, 2020

Dita Europiane e Gjuhëve të Huaja

TV OPOJA
September 26, 2019
Exit mobile version