TV OPOJA
Arsim

Dita Europiane e Gjuhëve të Huaja

Sot, në sallen Kendi i BE në pallatin e kulturës ” Hasan Prishtina” në qytetin e Kukësit, nën organizimin e bashkisë Kukes, nxenesit e dy shkollave “Elmaz Ademi” Bardhoc dhe “Sezai Surroi” Bellobrad, festuan 26 shtatorit, Dites europiane të gjuhëve te huaja.
Nxënësit për këtë organizim kanë përgatitur një workshop me prezantime, punime artistike me material të ricikluar, vizatime për vendet e BE-së.

Në këtë aktivitet Ishin te pranishem nxënës, mesues të shkollave të tjera të bashkisë së Kukësit. Te pranishmit i pershëndeti drejtori i ZVA- Kukes zoti Skender Ahmeti, i cili falenderoi organizatoret dhe veçmas përgezoi nxënësit e ketyre dy shkollave për punimet artistike te paraqitura. Gjithashtu pershëndetën këshilltari i kryetarit të bashkisë, drejtoresha për arsim e bashkisë. Edhe drejtoret e të dy shkollave respektive Ziqiri Skenderi dhe Fadil Shaqiri, falenderuan bashkinë për mbeshtëtjen e kesaj veprimtarie , gjithë te pranishmit, si dhe nxënësit aktivistë. Në përshëndetjet e tyre dy drejtuesit e shkollave premtuan gadishmerine e vijimesise se bashkepunimit mes tyre.

Falenderim te veçant paten dhe për te palodhuren zv/drejtoren znj. Albana Beren.
Ne fund të pranishmit pane punimet artistike me materiale te riciklueshmr që nxenesit prezantuan, si dhe uruan që sa më pare edhe Shqiperia të jetë antare në Europe.

Lajme të përafërta

Burim Piraj thirrje qytetarëve të mos e lëshojnë Kosovën

TV OPOJA
November 2, 2018

Mungon përfaqësuesi i Komunës së Dragashit, shtyhet seanca për vërtetim të pronësisë

TV OPOJA
July 6, 2020

Po mbahet kursi i Gjuhës Angleze për Turizëm në Dragash

TV OPOJA
April 6, 2019
Exit mobile version