Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nënshkruar sot tri ligjet e miratuara javën e kaluar nga Kuvendi për transformimin e FSK-së në Ushtri, atë për Ministrinë e Mbrojtjes, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ligjin për shërbim në FSK.
Veseli në një postim të tij në Facebook ka thënë se ky është një prej nënshkrimeve më të veçanta.
“Me një ndjenjë të veçantë, sot nënshkrova Ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri. Ky ishte një prej nënshkrimeve më të mira dhe më të vlefshme”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.
Ndryshe, tri ligjet që mundësojnë transformimin e FSK-së në Ushtri janë miratuar në Kuvend të premten, më 14 dhjetor 2018.