TV OPOJA
Aktualitet

Verifikimi i votave me post është dashtë të ndodh edhe para katër vitesh!

Fatmir Halili kryetari i degës së partisë Nisma Socialdemokrate dega në Sharr ka bërë një reagim pas publikimit të vendimit të Gjykatës Supreme për rivotimin me post për komunën e Dragashit.

Ky është reagimi i tij në Facebook

Pavarësisht rezultatit që do të dal nga rivotimi i diasporës për kryetar të Dragashit, një relevanc të madhe ka përmbyllja e mirë dhe ligjore e procesit të votimit.
Duhet rikujtuar se, procesi zgjedhor përmbyllet në tërësi me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve. Prandaj, edhe kandidatët dhe partitë që ata përfaqësojnë, duhet ta shohin si një proces ligjor, dhe të veprojnë konformë rregullave të parapara ligjore.
Para katër vitesh, kam qenë kundër votave të ardhura me post, (për arsye të ditura tashmë) të cilat përcaktuan fituesin e zgjedhjeve në Dragash. Andaj, në kontekst të kësaj tematike, konsideroj vlersim të drejtë aktgjykimin e sotëm për rivotim të diasporës për kryetar të Dragashit.
Nuk dua të besoj, që dikush qëllimshëm ka dashur të devijoj votën e qytetarëve tonë që jetojnë në mergatë. Sidoçoftë, partitë politike duhet të jenë të vemendshme, dhe të mos jenë pjesëmarrëse të manipulimeve të ndryshme të ardhura nga individ dashakeqës. Është shumë me rëndësi të kultivojmë kulturë demokratike në procesin zgjedhor, sepse zgjedhjet janë ndër komponentet, apo zemra e demokracisë.
Veq tjerash, për një proces kaq të rëndësishëm, duhet të ketë edhe vigjilenc më të madhe nga pjesëmarrsit në zgjedhje, dhe të mos e dëmtojnë demokracinë për interesa të ngushta individuale e grupore.
Votuesit e regjistruar në diasporë, do t’i inkurajoja të votojnë lirshëm dhe pa presion, për kandidatin që ata konsiderojnë se i përfaqëson më së miri interesat e Dragashit.
Kushdo që do të fitoj garën politike, Dragashi u mbetet qytetarëve!

Lajme të përafërta

Përfunduan turnetë për nder të 11 Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

TV OPOJA
February 15, 2019

Aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje tubohen në fshatin Zym të Opojës.

TV OPOJA
January 19, 2020

Të dielën mbahet turneu i futbollit me shkollat e futbollit

TV OPOJA
December 20, 2019
Exit mobile version