TV OPOJA
Aktualitet

Përfunduan turnetë për nder të 11 Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Përfunduan turnetë për nder të 11 Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Me interesim mjaft të lartë nga shikues të ndryshëm nga fshatrat e Opojës, dhe me lojëra me intensitet të lartë e plot emocione, përfunduan edhe këto turne.
Në sallën e sportit në Shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha” u zhvillua finalja e volejbollit në mes të nxënësve të kësaj shkolle, ku u zhvillua një lojë mjaft interesante dhe me plot intensitet.
Nga finalja e futbollit të vogël me nxënës nga shkollat fillore fitues doli Shkolla fillore “28 Nëntori”, kundër Shkollës Fillore “Ilmi Bahtijari”, ndeshje e cila u karakterizua me shumë gola e me shumë emocione nga të gjithë.
Pas përfundimit të kësaj finale, vazhduam me finalen e futbollit të vogël me arsimtarë, ku në asnjë moment nuk mungoi dëshira për të fituar e dhënë spektakël. Fituese doli Shkolla fillore “Ulina”, ndaj bashkëfinalistes “Fetah Sylejmani”.
Turne të këtilla promovojnë sportin dhe kulturën, rrisin dhe dashurinë dhe bashkojnë njerëzit mes vete.
Poashtu, për nder të kësaj feste, të dielën, më 17.02.2019, do të vazhdohet me organizime kulturo-artistike.

 

Lajme të përafërta

Anulohet konkursi për një mësimdhënës të muzikës në fshatin Rapç të komunës së Dragashit!

TV OPOJA
September 27, 2020

Pastrohën rrugët dhe hapsirat publike vullnetarisht nga shkollat e komunës sonë (Video, Foto)

TV OPOJA
April 19, 2019

NJOFTIM për fermerët e Dragashit

TV OPOJA
June 22, 2022
Exit mobile version