Blegtoria dikur ishte jetike për opojanët dhe goranët e komunës së Dragashit, e cila veprimtari u zhvillua kryesisht në bjeshkët e Sharrit, sepse atje edhe ekzistonin kushtet e përshtatshme për këtë degë ekonomike përcjellë Tv Opoja.
Komuna e Dragashit është ndër komunat ndoshta më specifike të Kosovës, kjo, për faktin se shtrihet në një terren të lartë dhe gjendet në trekëndshin kufitar, Kosovë- Shqipëri- Mqedoni.
Shtrirja gjeografike dhe relievi i saj, nuk jep shumë alternativa për zhvillim ekonomik. Andaj, bazuar në këtë, blegtoria është një nga sektorët kryesor që mund të gjeneroj vende të punës, dhe sadopak zhvillim në këtë komunë malore të Kosovës.
Mungesa e përkrahjes së fermerëve ka bërë që pak njerëz të merren me blegtori.
Jeta larg qyteteve dhe vendbanimeve të mëdha fushore krijonte kushte më të mira për një jetesë jo edhe aq të lehtë.
Prandaj, është më shumë se e nevojshme të bëhen investime që do të krijonin vende pune, dhe do të krijonin mundësi për qytetarët që mos të vazhdojë shpërngulja, e një nga lemitë që duhet përkrahur është edhe blegëtoria shkruan sot Tv Opoja.