Koordinatori i qendrës së Vaksinimit në Dragash,Fitim Karimani, ka dhënë një sqarim në lidhje me Vendimin e komunës së Dragashit, të nxjerrë me datë 1 Prill 2021.
Në vendimin të cilin redaksia e televizionit Opoja, kishte publikuar disa herë ftohen të gjithë qytetarët e komunës sonë të cilët janë me sëmundje kronike, të aplikojnë për të marrë vaksinen kundër Covid-19.
Por ditë me vonë, Ministria e Shëndetësis ,nxjerrë një vendim të ri ku si kriter për to është mosha e cila është përcaktuar të jetë mbi 80 vjeç.
Kështu që ata të cilet kan aplikuar në bazë të vendimit të komunës së Dragashit, duhet të presin deri sa të vjen rradha për grupmoshat e tyre.
Kështu që reagimi i zotërit Demir Reshiti, në bazë të vendimit të komunës ishte i drejtë por që atë e kishte pezulluar Ministria e Shëndetësis.
Kështu që Koordinatori i qendrës së Vaksinimit në Dragash, zoteri Fitim Karimani, për rastin në fjalë i kërkon falje nese është ndier i ofenduar, por që ai zotohet që është dashur të ju përmbahen kritereve të Ministrisë së Shëndetësisë Publike në Kosovë.
Ky është shkrimi i Koordinatorit Fitim Karimani:
Televizioni Opoja nuk e kam qëllimin që të reklipoj , ama për hir të së vërtetës me duhët të sqaroj se :
1. Unë asklnd nuk kam permendur me emer e as që kam aluduar në dikënd e aq më pak të z. Reshiti që e kam mik dhe kam respekt të veqant për të.
Është e vertet ajo që thot z. Reshiti se njoftimi i datës 01.04.2021 ka qën ashtu siq e ka publiku zotëriu , mirpo ky vendim menjeher ende pa fillu vaksinimi është ndryshu me vendim të MSH ku thuhet ,, përsonat mbi 80 vjeq ME sëmundje kronike. e jo siq ishte më herët ,, përsonat mbi 80 vjeq DHE me sëm.kronike.
Gjithashtu këti vendimi të MSH , ne jeni përmbajtur në perpikmeri qoft te ata përsona që kan apliku fizikisht qoft ata onlline , pra kriter i vetëm për vaksinim ka qën MOSHA e përcaktuar nga ana e MSH
Ndaj Z. Reshitit nuk kam kurrfar mllefi si dhe ndaj askuj tjeter , dhe nese është ndjer keqë, i kërkoj falje , por e vërteta është kjo që e potencova me lartë.
Gjithkush ka të drejt të kërkoj llogari në adres të duhur , sikurse ka të drejt të marr shërbime në kohë dhe vend të duhur.
Me respekt : Fitim Karimani