TV OPOJA
Ekonomi

Qumështarët shpresojnë në jetëgjatësinë e vendimit për masën ndaj importeve nga Serbia

Lajmi i djeshëm që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka vendosur masë mbrojtëse prej 10 për qind për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe nga Bosnja dhe Hercegovina, është lajm i gëzueshëm për të gjithë qumështarët e vendit.

“Ne kemi ngritur disa herë zërin ndaj pabarazisë së tregtisë me Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën, dhe jemi të gëzuar që zëri jonë më në fund është dëgjuar. Falënderojmë ministrin Shala për angazhimin që ka treguar kohëve të fundit në këtë drejtim dhe presim edhe vendime tjera me qëllim mbrojtjen e produkteve vendore”, thuhet në një komunikatë të kësaj Shoqate, transmeton opoja.tv.

Ata u bëjnë thirrje edhe institucioneve tjera përgjegjëse për rregullimin dhe kontrollin e tregut që të kryejnë obligimin e vet ligjor dhe të krijohet hapësirë për punë.

“Megjithatë, duke pasur parasysh frikën nga përvoja e mëhershme, kur një vendim i MTI-së për masë mbrojtëse të prodhimeve të qumështit ndaj importit nga Bosnjë dhe Hercegovina nuk zgjati më shumë se një javë, ne shpresojmë fuqishëm që ministri Shala do t’u qëndrojë presioneve dhe ky vendim të mbetet në fuqi deri në përmbushjen e plotë të reciprocitetit tregtarë me këto dy vende”, thuhet në komunikatën e Shoqatës së Qumështarëve.

Lajme të përafërta

Treva e Opojës destinacion turistik i pashfrytëzuar

TV OPOJA
November 22, 2018

Bie dukshëm numri i fëmijëve të lindur në Kosovë

TV OPOJA
October 4, 2020

Dy të vdekur e 41 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

TV OPOJA
October 5, 2020
Exit mobile version