TV OPOJA
Arsim

Vendim për ndryshimin e Kalendarit shkollor 2020/2021

Vendim për ndryshimin e Kalendarit shkollor 2020/2021 në arsimin parauniversitar, sipas të cilit pushimi pranveror do të fillojë me datë 6 prill 2021 dhe do të përfundojë më datë 8 prill 2021.
Pra, sipas këtij vendimi, mësimi në arsimin parauniversitar vazhdon nga data 12 prill 2021.
Ditët e humbura të mësimit në periudhën e parë dhe të dytë do të zëvendësohen me ditë mësimi: 5 ditë mësimi në fund të periudhës së tretë, ndërsa 2 ditë mësimi iu takon komunave t’i zëvendësojnë gjatë ditëve të shtuna.
Vendimi është marrë me rekomandim të IKShPK-së dhe pas takimeve të ministres Nagavci me të gjithë akterët e përfshirë në arsim, ku është arritur pajtueshmëri e plotë për pushimin pranveror dhe për zëvendësimin e ditëve të humbura të mësimit gjatë këtij viti shkollor.

Lajme të përafërta

Nga Dragashi në Botë: Olimpiada Matematikore Komunale si trampolinë për sukses ndërkombëtar (Video, Foto)

TV OPOJA
November 9, 2024

QShHZh mbeshtet dy qendrat për Edukim në Fëmijërinë e Hershme në fshatin Bresanë

TV OPOJA
September 23, 2023

Pse në Dragash këtë vit nuk u organizua gara e “Matematikanëve dhe Fizikanëve të Rinj?!

TV OPOJA
February 22, 2022
Exit mobile version