TV OPOJA
Arsim

QShHZh mbeshtet dy qendrat për Edukim në Fëmijërinë e Hershme në fshatin Bresanë

Në kuadër të projektit të mbështetur nga UNICEF-i për hapjen e dy Qendrave me Bazë në Komunitet për Edukim në Fëmijërinë e Hershme në fshatin Bresanë, dje u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes të kryetarit të Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, dhe drejtoreshës ekzekutive të Qendrës për Shërbime Humane dhe Zhvillim, znj.Mimoza Shahini.

Në bazë të kësaj Marrëveshjeje, QShHZh do të marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve financiare për angazhimin e tri edukatoreve për këto dy Qendra me Bazë në Komunitet, për periudhën tetor 2023 – dhjetor 2024, si dhe të ofrojë udhëzime, materiale të nevojshme didaktike për realizimin e programit edukativ dhe të mbështesë vlerësimin dhe monitorimin e performancës së edukatoreve.

Kryetari Xheladini ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e tij për bashkëpunimin e mirëfilltë të QShHZh-së dhe UNICEF-it me Komunën e Dragashit, me qëllim të përmirësimit të jetës së fëmijëve dhe familjeve të tyre përmes funksionimit të Qendrave me Bazë në Komunitet për Edukim në Fëmijërinë e Hershme.

Lajme të përafërta

Njoftim me rëndësi të veçantë për nxënësit dhe drejtorët e shkollave të komunës së Dragashit

TV OPOJA
May 13, 2019

Vazhdon përmirësimi i infrastrukturës në shkollën “Shaban Shabani” në Dragash.

TV OPOJA
November 13, 2020

Ish nxënësi tash njëherit edhe zëvendësministër uron 50 vjetorin e Gjimnazit ” Ruzhdi Berisha ” Dragash

TV OPOJA
April 18, 2019
Exit mobile version