TV OPOJA
Arsim

Vendim për ndryshimin e Kalendarit shkollor 2020/2021

Vendim për ndryshimin e Kalendarit shkollor 2020/2021 në arsimin parauniversitar, sipas të cilit pushimi pranveror do të fillojë me datë 6 prill 2021 dhe do të përfundojë më datë 8 prill 2021.
Pra, sipas këtij vendimi, mësimi në arsimin parauniversitar vazhdon nga data 12 prill 2021.
Ditët e humbura të mësimit në periudhën e parë dhe të dytë do të zëvendësohen me ditë mësimi: 5 ditë mësimi në fund të periudhës së tretë, ndërsa 2 ditë mësimi iu takon komunave t’i zëvendësojnë gjatë ditëve të shtuna.
Vendimi është marrë me rekomandim të IKShPK-së dhe pas takimeve të ministres Nagavci me të gjithë akterët e përfshirë në arsim, ku është arritur pajtueshmëri e plotë për pushimin pranveror dhe për zëvendësimin e ditëve të humbura të mësimit gjatë këtij viti shkollor.

Lajme të përafërta

Përfundoi “Festivali Rinor” u zgjodhën fituesit (Video, Foto)

TV OPOJA
June 14, 2019

Kryetari Shabani ndihmon në dezinfektimin e institucioneve Shkollore.

TV OPOJA
March 15, 2020

Në përvjetorin e 51-të të shml”Ruzhdi Berisha” në Dragash uron drejtori i arsimit Vloran Cenaj

TV OPOJA
April 18, 2020
Exit mobile version