TV OPOJA
Arsim

Në përvjetorin e 51-të të shml”Ruzhdi Berisha” në Dragash uron drejtori i arsimit Vloran Cenaj

Të dashur nxënës,
Te dashur mësimdhënës,
Të nderuar prindër,

Edhe pse po përballemi me këtë pandemi më lejoni që t’ju uroj përzemërsisht 51 vjetorin e shkollës tuaj e cila me nder të madh mban emrin e profesorit të çmuar dhe të dëshmorit Ruzhdi Berisha.
Ruzhdi Berisha ishte një arsimdashës i urtë në kohë të egra. Ai me gjithë diapazonin e diturive që posedonte thuajse në çdo aspekt dhe lëmi, i shërbeu në mënyrë të palodhur për 23 vite këtij gjimnazi, i cili u themelua në vitin shkollor 1969-70 nga arsimdashësi Iljaz Vehapi dhe për gjysëm shekulli rrugëtim akademik nxori në dritë shumë gjenerata të suksesshme.
Natyrisht se duhet t’u jemi falënderues të gjithë mësimdhënësve të cilët me dekada të jetës së tyre kontribuan në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj, duke filluar nga Qazim Berisha, Sadik Kryeziu, Esat Krasniqi, Nysret Skeraj, Hajriz Meleqi, Fejzullah Tërshnjaku, Rami Shaqiri, Gazi Hulaj, Bajram Berisha, Selajdin Hulaj, Neshat Cenaj, Eqrem Tërshnjaku, Nazim Osmani, Xhevdet Ibrahimi, Halim Shemsidini, Hashim Jakupi, Fikri Misini, Shahadin Tërshnjaku, Hajri Ramadani, Ismet Lecaj e shumë të tjerë.
Ne të gjithë po synojmë që të mbetet kjo shkollë tempulli më i lakmuar dhe më i frekuentuar, ku të rinjtë do të arrijnë t’i prekin ëndrrat e tyre për të ardhmen.
Urime për këtë gjysëmshekulli dritë e dituri

Faleminderit

Lajme të përafërta

Kryetari i degës së LDK-së në Dragash ka bërë një sqarim për opinionin publik!

TV OPOJA
February 1, 2022

Kryetari i bashkisë së Kukësit z. Safet Gjici viziton Komunën e Dragashit

TV OPOJA
March 30, 2021

Ibrahim Ajupi flet për aderimin e Pajtesa Berishës nga LVV në LDK

TV OPOJA
February 8, 2022
Exit mobile version