TV OPOJA
Arsim

Drejtori i arsimit në Dragash, telegram ngushëllimi për familjen e mësuesit Fehmi Selmani

E nderuara familje Selmani,

Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mija më të thella për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit, Fehmi Selmani.

Me ndarjen e tij nga jeta, arsimi ynë humbi një nga kontribuesit më të mëdhenj të edukimit të brezave të rinj.

Mësuesi Fehmi nuk është më në mesin tonë, por ne do ta kujtojmë përgjithmonë për përkushtimin e tij ndaj arsimit, si edukator e një mësimdhënës i përpiktë, punëtor i vendosur, koleg i pazëvendësueshem dhe mbi të gjitha një qytetar me virtyte të larta dhe reflektues i pozitivitetit maksimal.

Prandaj, personaliteti i tij do të jetojë në mendjet e secilit që pati fatin e mirë ta njohë.

Në emër të të gjithë nxënësve, mêsimëdhënësve dhe punonjësve arsimorë i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Selmani, kolegëve, miqve dhe farefisit me rastin e ndarjes nga jeta të njëarsimdashësi siq ishte Fehmi Selmani!
Me respekt, Vloran Cenaj-Drejtor i Arsimit në Dragash

Lajme të përafërta

Reagim ndaj koordinatorit të qendrës së Vaksinimit të QKMF-së në Sharr!

TV OPOJA
May 25, 2021

Biznesmeni nga Opoja dhuroi 30 pako ushqimore për projektin Sofra e Ramazanit 2021

TV OPOJA
April 22, 2021

Regjia e turpshme e arrestimit spektakolar të Bedri Halimit pa u ditur nëse ishte apo jo fajtor

TV OPOJA
January 16, 2022
Exit mobile version