TV OPOJA
Aktualitet

Vazhdojn reshjet e borës, problem të shumta në komunikacion, flasin nga Inspektorati komunal!

Duke ditur pozitën gjeografike të komunës së Dragashit, rrezë maleve të sharrit e koretnikut, dimëri shpesh din të na tregoj dhëmbët duke shkaktuar telashe të medha tek banorët.

Mbremjen e djeshme filluan reshjet e borës te cilat u pasuan me erëra, që vazhduan deri natën vonë, orët e para të ditës së sotme banorët e komunës së Dragashit i gjetën nën petkun e bardhë.
Pasi që pjesa më e madhe e banorëve të kesaj komune janë të punsuar në komunat tjera, por edhe në qendren komunale në Dragash, kjo i detyron ata të udhetojn çdo mëngjes drejt vendit ku punojn. E njejta vlen edhe për nxënësit e shkollave të mesme e universiteteve.

Shpesh ka ndodhur që nga rreshjet e tilla të bllokohen fshatrat, të bllokohet transporti gjë që ndikonte tek puntoret, nxënësit e të gjithë banorët e komunës sonë.
Edhe përkunder reshjeve të dendura dhe erërave të cilat po i mbulonin rrugët shpejt Drejtoria për Shërbime Publike dhe Inspektoriati, mëngjesin e sotëm ka bërë të ditur se të gjitha rrugët në komunën e Dragashit janë të kalueshme.

Operatorët e kontraktuar nga komuna gjat gjith ditës jan në teren dhe po e pastrojnë rrugën edhe në këto momente kur reshjet e borës po vazhdojn.
Në këto momente nga Inspektorati komunal në Dragash për redaksinë e Televizionit Opoja theksojnë se të gjitha rrugët kryesore janë të kalueshme, dhe se po punohët edhe në të gjitha rrugët dytësore nëpër fshatra.

Ata thonë se kompania e cila është e kontraktuar nga komuna është duke hapur rrugët nëpër të gjitha lagjet e fshatrave me mjete më të lehta ( traktorë ).
Vlen të permendet se në shumë fshatra banorët jan aktivizuar për hapjen e rrugëve ashtu siç ka raportuar gjat gjith ditës TV Opoja.

Lajme të përafërta

Ka filluar trajnimi për robotikë dhe printim 3D nga Tech House në Dragash

TV OPOJA
May 10, 2023

Rruga Prizren-Dragash-Tetovë, Maqedonia e Veriut një hap para Kosovës

TV OPOJA
January 17, 2020

Aksident me lëndime trupore në Dragash, makina largohet nga vendi i ngjarjes!

TV OPOJA
February 8, 2022
Exit mobile version