TV OPOJA
Aktualitet

Rruga Prizren-Dragash-Tetovë, Maqedonia e Veriut një hap para Kosovës

Një projekt i cili është menduar të bëhet ndërmjet shtetit të Maqedonisë Veriore me atë të Kosovës për të hapur rrugën e cila do të lidh komunat atë të Tetovës me të Dragashit e të Prizrenit si duket pala Maqedonase është një hap para Republikës së Kosovës njofton TV Opoja.

Një kërkesë e kahmotshme e banorëve të cilet banojnë në anët e malit Sharr respektivisht ata të Tetovës, Dragashit dhe ata të Prizrenit për ndërtimin e kësaj rruge ka angazhuar ekspert nga pala Maqedonase për të shikuar në detaje këtë projekt.
Edhe pse nuk ka një kosto të saktë se sa do të kushtojë ky projekt ekspertët kanë dhënë tre variante për ndërtimin e kësaj rruge ku më gjasë duhet të jetë gjashtëdhjetë kilometra përcjellë TV Opoja.

Në një kronik të pregatitur nga televizioni Lokal Koha në Tetovë, ministri për përmirësimin e klimës investuese zotëri Isen Xhemaili tregon tre variantet të cilet studiuesit kishin dhënë për ndërtimin e kësaj rruge.
Xhemaili për televizionin Koha thotë se të tre variantet përfshijnë hapjen e tuneleve ku për më të gjatin thotë se është paraparë të jetë në gjashtë kilometër.
Për me shumë ju përcjellim kronikën e pregatitur nga Televizioni Koha

Lajme të përafërta

Kryetari i LDK-së në Dragash, mos shpërndani vdekje aman, drejtuar grupit motoçiklistë!

TV OPOJA
April 13, 2020

Mbahet mbledhja e Shtabit Emergjent ne Dragash

TV OPOJA
July 6, 2020

Komuna e Dragashit mbështet klubet sportive

TV OPOJA
October 25, 2020
Exit mobile version